Politika

Zyrtarja e lartë e DASH, nesër do të vizitojë Shqipërinë

Asistentsekretajra-Amerikane-e-Shtetit-Victoria-Nuland1-Asistentsekretarja Victoria Nuland, tur disa ditor në vendet e Ballkanit, në BE dhe Londër-

Asistentsekretarja Amerikane e Shtetit, për çështjet Europiane dhe të Euroazisë, Victoria Nuland, do të nisë ditën e sotme një tur vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera edhe në Shqipëri.

Siiç njofton për ATSH-në me anë të emailit,  zyra e shtypit e Departamentit të Shtetit, zonja Nuland do të udhëtojë në Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoni, Britaninë e Madhe dhe Belgjikë.

Në njoftimin e DASH, theksohet ndër të tjera se Nuland do të marrë pjesë në forumin e 9-të vjetor “Croatia Forum” ku do të mbajë një fjalim të rënmësishëm mbi Ballkanin Perëndimor dhe marrëdhëniet transatlantike. Ajo do të takohet me zyrtarë të lartë kroatë si dhe me liderët e rajonalë, pjesëmarrës në konferencë, ku do diskutojë çështje rajonale dhe të sigurisë energjetike.

Nesër, Asistentsekretarja e Shtetit të SHBA do të udhëtojë në Podgoricë dhe Tiranë, ku do takohet me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe liderë politikë për të diskutuar mbi çështje të ndryshme dypalëshe dhe rajonale, përfshirë integrimin euroatlantik.

Ndërkaq, zonja Nuland të dielën do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, ku do të takohet me zyrtarë të lartë dhe krerë politikë, për të diskutuar një sërë çështjesh, në veçanti dialogun Kosovë-Serbi dhe përparimet në zbatimin e marrëveshjes së normalizimit mes dy vendeve, nënshkruar në Bruksel më 19 prill 2013.

Më 14 korrik, Asistentsekretarja Amerikane e Shtetit do të vizitojë Maqedoninë, ku do të diskutojë me zyrtarët e qeverisë dhe krerët politikë mbi rrugëtimin euroatlantik të këtij vendi dhe çështje të tjera që kanë shkaktuar shqetësime.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e DASH, Zonja Nuland, gjithashtu do të udhëtojë edhe në Londër ku do të takohet me zyrtarë të lartë të Mbretërisë së Bashkuar për të diskutuar për çështje globale për të cilat SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kordinojnë mes tyre, duke përgatitur gjithashtu Samitin e NATO-s, si dhe do të diskutojnë mbi zhvillimet në Ukrainë.

Në Bruksel, më 17 Korrik Asistent-Sekretarja Nuland do të ketë takime me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian, si pjesë e konsultimeve të rregullta me BE-në mbi çështje të ndryshme globale dhe agjendën transatlantike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button