Politika

Basha: Censurohet deklarata e PD-së nga media kombëtare

Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar sot pasdite deklaratën e Partisë Demokratike që, sipas tij, u censurua nga disa media kombëtare me urdhër të Edi Rames.

Në një postim në statusin e tij  ne Facebook, Basha shprehet: “Të dashur miq, me poshtë deklarata e plotë e Partisë Demokratike e censuruar ne disa media kombëtare me urdhër të Edi Ramës”.

Në deklaratën e deputetes së Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmata, thuhet se “Çdo ditë del në pah përgjegjësia e Veliajt me vdekjen e Arditit. Të gjitha dëshmitë që kanë dalë në media, të punonjësve të landfillit, të familjarëve të tyre, tregojnë se ishte thirrja e Erjon Veliajt që i bëri të shkonin e të punonin aty. Erion Veliaj me thirrjen që bëri në televizione, premtoi punë të sigurt e kushte teknike të garantuara. Këtë thirrje dëgjoi edhe Arditi 17 vjeç, por gjithçka rezultoi një mashtrim. Mashtrim i Erion Veliajt që për fat të keq Arditit i mori jetën”.

“Është zbuluar se jo vetëm nuk kishte asnjë parametër teknik e sigurie në landfillin e Veliajt, në biznesin e tij me kreun peqinas të PS-së, por aty shfrytëzoheshin barbarisht çdo ditë, të mitur e gra me tre turne për fare pak lekë. Pagesa ishte qesharake, ndërkohë që të rinjve, të miturve, burrave dhe grave u merrej fryma në atë punë të rëndë, në atë biznes fitimprurës për Veliajn dhe partnerin e tij Teqja, i shpallur në kërkim nga policia. Të gjitha këto rrethana e nxjerrin Erion Veliajn njësoj përgjegjës e njësoj fajtor sa ata që direkt në landfill merrnin në punë të mitur e nuk garantonin kushte.E nxjerr fajtor Veliajn thirrja e tij publike për rekrutim në atë aferë kriminale, thirrje që solli vdekjen e 17 vjeçarit”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Në vijim thuhet se “Çfarë pret prokuroria që të thërrasë Veliaj e ta marrë atë nën përgjegjësi penale. Ky falsifikator, hajdut, i korruptuar që mbledh të mitur në biznesin e tij, ku rezulton që mund të humbësh dhe jetën, pse qëndron mbi ligjin? Çfarë duhet të ndodhë tjetër që ky mashtrues që shet për punë të mirë e të sigurt një ferr paligjshmërie ku humb jetën një 17 vjeçar, të mbajë përgjegjësi e të dalë para ligjit. Erion Veliaj është sot pa asnjë dyshim përgjegjësi kryesor për humbjen e jetës së Arditit. Nëse prokuroria vonon hetimin e ndjekjen e tij penale, për fat të keq bëhet pjesë e padrejtësisë”

Partia Demokratike do të qëndrojë fort tek kjo çështje, ne do të bëjmë gjithçka që të zbardhet e plotë ngjarja e të përgjigjen para ligjit ata që e shkaktuan dhe e çuan drejt vdekjes Arditin.

Related Articles

Nje koment

  1. asha.Shqipetaret kane vetem nje rruge shpetimi:Te digjen te gjalle familjet femijet dhe cfare kane e nipit te hajdutit Ahmet Zogu,Nexhmije hoxhes,Fatos nanos,kastriot islamit,raxhep meidanit,sali berishes,lulezim bashes,bujar nishanit,adriatik llalles,jozefina topallit,Xhezair Zaganjorit,Nokes,palokes dhe plehrave te PD.Keta plehra nuk jane shqipetare.Hiri I tyre te flaket ne det.Plehrat shqipetare ne Tirane,Prishtine,Shkup,ulqin jane fatekeqesia e shqipetareve,ballkanit,europes dhe botes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button