Home / Arte / Teater / Zana Çela dhe Josif Gjipali në garë për kreun e TKOB

Zana Çela dhe Josif Gjipali në garë për kreun e TKOB

Në vijim të konkursit për përzgjedhjen e kandidaturës së Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Urdhëri i Ministres së Kulturës numër 265 datë 04.08.2016 “Për shpalljen dhe përcaktimin e kritereve të përgjithshme dhe të veçanta për konkursin për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm, në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Komisioni i ngritur me urdhër të Ministres së Kulturës numër 265/1 datë 23.08.2016 zhvilloi procedurat e vlerësimit të aplikimeve të paraqitura në Ministrinë e Kulturës dhe përzgjedhjes së kandidaturës për pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Pas studimit te dosjeve te aplikimeve dhe intervistave të kryera me kandidatët në datën 24.08.2016, Komisioni i propozon Ministrit dy kandidatë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor :

1. Kandidaturë e parë znj. Zana Çela

2. Kandidaturë e dytë z. Josif Gjipali

Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro ka pranuar propozimin e komisionit. Vendimi do të merret në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.