Politika

Bushati në Kinë, kërkon mbështetje për realizimin e “Rrugës së Arbrit”

Rikonfirmimi i marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Kinës dhe rezultatet e pritshme në realizimin e projekteve konkrete me interes të ndërsjellë ishin në fokus të diskutimeve gjatë takimit në Kinë mes Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Anëtarit të Këshillit të Shtetit Yang Jiechi, ish-Ministër i Punëve të Jashtme,Yang Jiechi.

Sipas njoftimit për shtyp të MPJ-së, gjatë takimi z. Yang theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shembull i trajtimit si të barabartë dhe besimit reciprok. Gjatë bisedës, Ministri Bushati u shpreh se vizita e tij në Kinë dhe diskutimet e frytshme do të ndikojnë në intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Duke pasur parasysh rolin dhe pozicionin kyç të z.Yang si Anëtar i Këshillit të Shtetit, ai kërkoi mbështetje për realizimin e projektit të “Rrugës së Arbrit”, si edhe për mundësimin e çertifikimit të produkteve bujqësore shqiptare që do të ndikonte në rritjen e eksporteve të tyre në Kinë.

“Kina, theksoi Yang, i kushton shumë vëmendje marrëdhënieve me vendet e Evropës, e në mënyrë të veçantë me Shqipërinë, e cila e ka mbështetur atë në momente të vështira për t’u rikthyer në vendin që i takonte në OKB”, si dhe konfimoi mbështetjen e saj që edhe Shqipëria të luajë një rol më të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare.

Bashkëbiseduesit u shprehën se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë në rrugën e duhur, por ata theksuan se duhen shfrytëzuar më shumë potencialet ekzistuese, duke u ndalur në projekte konkrete në infrastrukturë, bujqësi, turizëm dhe kontaktet njerëzore e zhvillimin e kapaciteteve.

Në përfundim, Ministri Bushati vizitoi Qendrën e Kërkimit dhe Zhvillimit të një prej kompanive lider botërore të telekomunikicionit, Huawei, e cila e vitet e fundit ka rritur praninë dhe aktivitetin e saj në Shqipëri

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button