Politika

Basha: Rama i do lekët për vete. Krimit i ka dhënë drogën, qytetarëve emigracionin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me banorë të fshatit Brezhdan të Dibrës, aty ku theksoi se qeveria nuk e ka mendjen tek hallet e qytetarëve, por si të pasurohet vetë dhe klientët e tij. Këtë, tha Basha, e dëshmon dhe rasti i Sadri Abazit, i cili ka përfituar 4 herë më shumë se gjithë buxheti i bashkisë.

“12 milionë euro i ka marrë Sadri Abazi me një dorë. 4 herë më shumë se buxheti i Bashkisë së Dibrës. Por, me këto pare jo vetëm që mund t’u vinte në ndihmë ju, por mund të zëvëndësoheshin lopët që janë prekur, mund të ndërtoheshin këto rrugë, mund të ndërtohej ujësjellësi, mund të merrnit subvencion për bujqësinë. Vetëm me diferencën e çmimit të asaj që ka marrë ai dhe ofertës më të ulët, muaj për muaj mund të merrnin ndihmë ekonomike mbi 1 mijë familje.

Mund të jepeshin pensione për mbi 1500 familje në fshat, për mbi 1 mijë familje në qytet. Mund të bëheshin investime. Pra, lekët janë. Por lekët, buxhetin, Skavicën, pasuritë e këtij vendi, Edi Rama i do për vete dhe klientët e vet. Për shqiptarët ka emigracionin, për krimin ka drogën. Kështu i ka ndarë punët”, tha Basha.

Related Articles

Nje koment

  1. SHBA,BR te sjelle NATO ne Tirane qe te bombardoje familjet e nipit te hajdutit Ahmet Zogu,Nexhmije Hoxhes,Fatos Nanos,Kastriot Islamit Reaxhep Meidanit,Ilir Metes,Sali Berishes,Lulezim Bashes,Bujar Nishanit Jozefina topallit Adriatik LLalles Xhezair Zaganjorit,Nokes Palokes.Hiri I tyre te flaket ne det.Keta plehra nuk jane shqipetare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button