Maqedonia

“Shkupi do të gabojë rëndë nëse zbaton urdhërat e Erdoganit për të mbyllur shkollat”

Vazhdon të mbetet pezull fati I kolegjeve “Jahja Kemal” në Maqedoni. Një pjesë e ekspertëve për çështje sigurie thonë se këto kolegje nuk e kërcënojnë në asnjë segment shtetin dhe popullatën për shkak se nuk ekziston asnjë indicie për një gjë të tillë. Profesori Bashkim Selmani mendon se nuk duhet ndërmarrë një hap i tillë në mungesë provash.

“Mirëpo nëse Maqedonia sjell një vendim të përshpejtuar ose t’i themi vendim politik do të jetë një rrugë e gabuar, për arsye se sa herë që do të ndodhë të ndërrohen qeveritë dhe shtetet jashtë të kenë probleme të kësaj natyre, atëherë do të ndodhte e kundërta. Sikur të ndodh nesër, po të mos jetë kjo qeveri, do të mbylleshin të gjitha aeroportet që ka investuar Turqia në vendet ballkanike. Prandaj nuk ka bazë ligjore dhe nëse ndodh Maqedonia do të bëjë një gabim që bie në kundërshtim edhe me konventat ndërkombëtare edhe me kodeksin etik funksional të raporteve mes shteteve”, tha Bashkim Selmani, ekspert për çështje sigurie.

Për sa i përket kërcënimit të sigurisë, Selmani thotë se Maqedonia më tepër duhet të frikohet nga politika e brendshme jofunksionale sesa nga investimet e huaja.

“Për sa i përket rrezikshmërisë, Maqedonia deri më tani nuk ka pasur indikacione se është e rrezikuar. Maqedonia më tepër është e rrezikuar nga një politikë jofunksionale nga brenda se sa nga të huajt”, u shpreh Selmani.

Ministri i brendshëm maqedonas Mitko Cavkov, dje tha se Maqedonia mbështet fort institucionet legjitime të Turqisë, por pranoi se deri më tani nuk ekzistojnë mekanizma juridikë për realizimin e kërksesave të Turqisë për mbylljen e institucioneve me prapavijë gyleniste siç mendohet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button