roze

Përse kërkon falje Lily Allen?

Këngëtarja Lily Allen ka kërkuar falje ‘në emër të vendit të saj’ pasi pa kushtet e mjerueshme të refugjatëve në kampin Jungle në Calais.

Ajo shpëtheu në lot gjatë një takimi me një 13-vjecar afgan, i cili kishte rrezikuar jetën teksa përpiqej të kalonte me kamion kufirin drejt Britanisë. Adoleshenti, i cili tha se babai i tij jetonte në Birmingham, kishte prej dy muajsh në kampin në veri të Francës.

“Duket se ka tre intervale të ndryshme në jetën e këtij djali të ri, Anglia në veçanti i ka vënë në rrezik. Ne bombarduam vendin tuaj, ju lamë në dorë të talibanëve dhe tashmë po ju vëmë jetën në rrezik në vendin tonë. Ju kërkoj falje në emër të vendit tim. Më vjen keq që ju bëmë të kaloni këtë”, ka thënë Allen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button