Kronika

Takimi historik, Baba Edmond Brahimaj pritet nga Bartolomeu i Parë

Kryegjyshi Botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, zhvilloi një vizitë historike në Patriarkanën Ekumenike të Stambollit, ku u prit nga patriarku Bartolomeu.

Në bisedimin mes tyre theksi u vu në vijimin e bashkëpunimit për të sjellë gjithmonë paqe dhe dialog mes popujve. Kryegjyshi botëror, Edmond Brahimaj uroi Patriarkun për 25 vjetorin e fronëzimit të tij, dhe e ftoi për vizitë në Shqipëri.

Në patriarkanen ekumenike të Stambollit është mbajtur takimi historik mes Kryegjyshit Botëror të bektashinjve baba Edmond Brahimajt dhe patriarkut Bartolomeu i Parë.

Në bashkëbisedimin mes tyre theksi u vu në vijimin e bashkëpunimit për të sjellë gjithmonë paqe dhe dialog mes popujve.

“Të punojmë sëbashku për paqe dhe tolerancë ne bote. Vlerësoj punën dhe rolin e komunitetit bektashian, si dhe të gjitha besimeve në Shqipëri që kanë mundur të krijojnë ura bashkëpunimi dhe miqësie të ndërsjellë mes besimeve. Shqipëria është shembull për tolerancën mes besimeve”.

Në fund të takimit, Kryegjyshi Botëror i bektashinjve dhe patriarku Bartolomeu, shkëmbyen dhurata simbolike për dy besimet fetare. Baba Edmond Brahimaj e ftoi patriarkun për një vizitë në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button