Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ
NAFTA 89.33 ▲1.36%
ARI 4,828 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,441 ▲ +0.78% ETH $2,335 ▲ +0.8% XRP $1.4133 ▲ +4.44% SOL $85.1600 ▲ +2.55%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ NAFTA 89.33 ▲1.36 % ARI 4,828 ▲0.08 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ NAFTA 89.33 ▲1.36 % ARI 4,828 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

“KURUM”-it i hiqet koncesioni i kromit. MEI: Nuk u plotësuan kushtet e kontratës

Ministria e Energjisë i ka hequr kompanisë “KURUM” koncesionin e minierës së kromit në Kalimash, asaj në Vllaha, si dhe dy fabrikat e pasurimit të kromit e bakrit, respektivisht në Kalimash dhe Golaj. Top Channel disponon shkresën zyrtare të zgjidhjes së njëanshme të koncesionit të dytë më të rëndësishëm në industrinë minerare.

Sipas vendimit, i cili mban datën 20 tetor, shkaku për zgjidhjen e menjehërshme të kontratës është se “KURUM”, së bashku me ortakun kinez “Sichuan Jiannanchun International Group Ltd”, nuk kanë përmbushur kushtet e kontratës.

Sipas dokumentit, shkeljet e koncesionarit janë të shumta. Më konkretisht, Ministria vëren se “KURUM” dhe kompania “Sichuan” nuk kanë realizuar planin e detyrueshëm të investimeve, nuk kanë filluar prodhimin sikurse detyrohet nga kontrata koncesionare, si dhe nuk kanë paguar në shtet tarifën vjetore të koncesionit prej 303 mijë eurosh.

Për këto arsye, Ministria ka vendosur zgjidhjen e menjehërshme të kontratës dhe rikthimin e këtyre pasurive në pronësi të shtetit. Ajo e Kalimashit është miniera e dytë më e madhe e kromit në vend, pas Bulqizës. Sipas vlerësimeve zyrtare, rezervat e kromit në këtë minierë llogariten në 7.9 milionë tonë, me pastërti 25 për qind.

Kompleksi minerar i Kalimashit është shfrytëzuar gjatë kohës së komunizmit, por gjatë viteve ’90, për shkak të largësisë së madhe nga bregdeti, si dhe rënies së çmimit të kromit në tregun ndërkombëtar, miniera u shpall disa herë e falimentuar. Në vitin 2000, qeveria e kaloi kompleksin “në konservim” deri në vitin 2010, kur iu dha me koncesion bashkimit të shoqërive “KURUM” dhe “Sichuan”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.