☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 24 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 90.47 ▼1.87%
ARI 4,056 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $64,147 ▼ -1.53% ETH $1,858 ▼ -1.26% XRP $1.0903 ▼ -1.79% SOL $73.7500 ▼ -3%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 90.47 ▼1.87 % ARI 4,056 ▲0.14 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 90.47 ▼1.87 % ARI 4,056 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1387 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9295 EUR/ALL 93.8408 EUR/MKD 61.4890 EUR/RSD 117.4250 EUR/TRY 53.8299 EUR/JPY 186.35 EUR/CAD 1.6030
24 Jul 2026
Breaking
Sporti

Italia nga shiu në breshër! Euro 2032 në rrezik për shkak të stadiumeve, ka 6 muaj kohë

Brenda një kohë të shkurtër duhen prezantuar 5 impiante që do të presin ndeshjet dhe për momentin vetëm një është gati. Mungon garancia, UEFA mund të hedhë poshtë kandidaturën.

Gjashtë vjet nuk janë pak, por gjashtë muaj ikin sa hap e mbyll sytë. Italia është zgjedhur nga UEFA, bashkë me Turqinë, vend pritës për Europianin 2032. Një event që mund të sjellë deri në 4 miliardë euro dhe është një okazion për të përmirësuar infrastrukturën në Itali.

Këtu është fjala për 6 muajt. Në tetor 2026 do të përzgjidhen 5 impiantet, ku do të luhen ndeshjet dhe situata është mjaft shqetësuese. Alarmin e dha presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku u shpreh: “Italia ka infrastrukturë futbollistike nga më të këqijat në Europë. Nëse nuk do të jetë gati, turneu nuk do të luhet aty”.

Nga kjo çështje duhet ta nisë punën presidenti i ri i federatës italiane. Ceferin ishte i qartë: Italia rrezikon të humbasë Europianin dhe goditja për imazhin e futbollit do të ishte fatale. Në tetor 5 stadiume italiane duhet të plotësojnë kërkesat e UEFA-s.

Për momentin vetëm një i ka kartat në rregull për ndeshjet e turneut, “Allianz Stadium” i Juventusit. Më shumë shanse kanë stadiume si “San Siro” i ri, “Franchi” i rinovuar, “Olimpico” i Romës, si dhe impiantet e Salernos, Palermos, Cagliari dhe Napoli. Kanë humbur rrugës Bologna, Verona dhe Bari.

Në tetor duhet garancitë për financimin dhe disa stadiume janë afër, por me çështje ende të hapura. Duke nisur nga Milano, pasi për “San Siron” e ri peshojnë hetimet dhe tensioni politik.

Presidenti i ri i federatës, që do të zgjidhet më 22 qershor, me të gjitha mënyrat duhet të aprovojë projektet dhe të ndihmojë entet territoriale e klubet. Duhet një reformë emergjente për futbollin në krizë. Do të jetë një fillim impenjativ për presidentin e ri, por në lojë janë reputacioni dhe besueshmëria e gjithë vendit.

The post Italia nga shiu në breshër! Euro 2032 në rrezik për shkak të stadiumeve, ka 6 muaj kohë appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.