Home / Teknologji / “BlackBerry” lançon “DTEK60”

“BlackBerry” lançon “DTEK60”

Pasi njoftuan se nuk do të prodhojnë më telefona, por vetëm programe “software”, “Blackberry” ka nxjerrë në treg telefonin më të ri “Android”, duke i dhënë fund një epoke të vjetër të prodhimit të këtyre pajisjeve.

Modeli i ri “DTEK60” ka një ekran 5.5 inch, ndërsa tastierën e ka të gjithën me prekje, duke hequr dorë nga tastiera tradicionale me butona e telefonave “Blackberry”. Çmimi i tij është 499 dollarë.

Kompania thotë se telefoni i ri ka një sistem shumë të sigurtë ndaj sulmeve kibernetike dhe çdo lloj tentative për shkelje privatësie do të jetë e pamundur, ndaj e kanë përshkruar “DTEK60” si pajisjen më të sigurtë në botë.

Telefoni ka edhe një sensor për shenjën e gishtit në pjesën e pasme të tij. Një nga operativët e kësaj kompanie tregon se “Blackberry”, më shumë sesa është fokusuar te prodhimi estetik i “smartphones”, po punon për të krijuar pjesën “smart” të telefonave.

Në fakt “BlackBerry” ka pësuar një rënie të ndjeshme të shitjeve të telefonave pas dominimit të tregut nga kompanitë “Apple” apo “Samsung”. Të ardhurat e tyre kanë rënë me 32% nga një vit më parë, duke kapur fitimin vjetor 334 milionë dollarë. Pajisja më e fundit “Android” ka dalë në shitje në Amerikën e Veriut dhe Europë, si dhe mund të porositet nëpër dyqanet “online” të “Blackberry”-t.

Leave a Reply

Your email address will not be published.