☁️
Tiranë 13°C · Vranët 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,154 ▼ -1.09% ETH $2,189 ▼ -1.71% XRP $1.4172 ▼ -0.6% SOL $87.0300 ▼ -1.82%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Opinion

Dy alternativat para Kryeministrit !

Nga IRENA BEQIRAJ

Kush e ka dëgjuar, qysh në krye të herës besoj duhet ta mbajë mend që Rama ka thënë se “nuk duam një tjetër arrnë nga ato të mëparshmet për drejtësinë, po duam një përmbysje të sistemit të vjetër të drejtësisë”.

Edhe kur ka folur për sistem të vjetër, sipas tij ” nuk ka pasur parasysh vetëm kalbësirën kutërbuese të drejtësisë gjasme demokratike të çerek shekulli tranzicion, ku pandëshkueshmëria ishte kthyer në një normë poshtëruese për shqiptarët e për Shqipërinë. Por ka pasur parasysh “edhe vetë kulturën mjerane të një drejtësie të egër për njeriun e zakonshëm dhe të një drejtësie të gjunjëzuar para njeriut të veshur me pushtet, kulturë që rrënjët i ka të shtrira qysh nga dita e parë e krijimit të shtetit shqiptar dhe deri vonë në ditët tona ” Sepse asnjëherë, që nga viti 1912 dhe deri në vitet kur , ai edhe Partia Socialiste e Shqipërisë, ” i hynë detit në këmbë, për ta nxjerrë matanë Reformën në Drejtësi, nuk kishte bërë kurrë vaki, që një shkelës ligji me pushtet, të trajtohej nga drejtësia si një njeri i zakonshëm në shkelje të ligjit”.
Kur Rama deklaronte se donte ” një drejtësi që të shohë drejt, pa i matur çështjet me peshoren e politikës”, e ka ditur mirë edhe çfarë thoshte edhe çfarë e priste.
Ai ishte i sigurt se “në këtë tokë të etur për drejtësi, kjo reformë ishte ndryshe nga çdo reformë tjetër transformuese”, pasi “drejtësia në veprim prek jetët dhe cënon lirinë e njerëzve”.
Por ai na garantoi se edhe pse drejtësia shkon edhe tek persona “me të cilët ka punuar deri edhe fare afër, ka ndarë kohë, mendime, sfida të përbashkëta, ditë të mira e të këqija, ” ai do ta “garantonte me votë me bindje vazhdimësinë e saj”.
Ndaj edhe dita kur u votua heqja e imunitetit të një tjetër zv /Kryeministri , Rama këmnguli se ” ajo nuk ishte dita për t’i thënë dobësitë dhe të metat e punës së organeve të reja të drejtësisë, as për t’i shprehur shqetësimet mbi problematikat e mprehta të veprimtarisë së tyre të re. Ajo ishte dita për t’u kujtuar të gjithëve se për herë të parë në historinë e Shqipërisë, të pushtetshmit po humbasin pushtetin mbi drejtësinë”
Ajo ditë ka ardhur sërisht identike . Dhe para Kryeministrit i cili nuk ka lënë rast pa na siguruar se “nuk ka qenë, nuk është , e nuk do të jetë kurrë gati, të mbaj në shpinë bashkë me Partinë Socialiste, askënd që e kujton gabimisht shpinën e madhe të kësaj familjeje politike, kurrizin e një kali që mund ta kalërojë, duke abuzuar me pushtetit të marrë nga populli” ka vetëm dy alternativa:
1)ose të na recitojë edhe njëherë këto fjalë ( janë të gjitha të tijat ), duke i hapur rrugë drejtësisë ,
2) ose të “pi detin” të cilit kishte vendosur ti futej në këmbë !

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.