☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Paratë tona në duart e zyrtarëve të pandehur

Nga Ola Xama

Tabela përmban të gjithë shpenzimet që prokurohen dhe nuk lidhen me zëra të tjerë buxhetorë siç janë pagat, pensionet, subvencione etj.

Për vitin 2026 vlera totale e shpenzimeve kapitale është 1.26 miliard euro. Gjysma e këtij fondi, 562 milion euro, është vënë në dispozicion të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Titullari i këtij institucioni është marrë i pandehur me akuzën “shkelje e barazisë në tendera”.

Institucioni i dytë që ka vlerën më të madhe të prokurimeve është Fondi Shqiptar i Zhvillimit me 197 milion euro shpenzime të planfikuara për vitin e ardhshëm, dhe me vlerë totale projektesh 808 milion euro. Disa procedura prokurimi të këtij institucioni janë duke u hetuar nga SPAK, ndërsa ish-kreu i FSHZH është marrë zyrtarisht nën hetim për manipulim të garës në një tjetër procedurë kur ka qënë drejtues i KESH. Aktualisht drejton Bashkinë Shkodër.

Agjencia e tretë që ka vlerën më të madhe të prokurimeve është ajo e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me shpenzime kapitale 67 milion euro për vitin 2026 dhe vlerë projektesh 256 milion euro. Drejtuesja e këtij institucioni është në arrest shtëpie për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Të gjithë zyrtarët në fjalë janë në detyrë dhe do të marrin vendime për menaxhimin e parave publike, të cilat përbëjnë shumicën e shpenzimeve kapitale të buxhetit.

Pyetja që lind është se si ka mundësi që e gjithë struktura e zyrtarëve që menaxhojnë interesat më të mëdha ekonomikë është e kriminalizuar?

A ka ndonjë përgjegjësi për këtë situatë kryeminsitri?

Po Partia Socialiste që është votëbesuar nga shqiptarët a ka përgjegjësi? Si ka mundësi që nuk ka asnjë kritik brenda kësaj force për të kërkuar llogari mbi mënyrën se si po qeveriset vendi?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.