Home / Kronika / Krujë, 6 të arrestuar për ndotjen e ajrit nga furrat e gëlqeres

Krujë, 6 të arrestuar për ndotjen e ajrit nga furrat e gëlqeres

Policia e Krujës arrestoi 6 persona për ndotjen e ajrit nga furrat e gëlqeres. Emisioni investigativ “Fiks Fare” raportoi pak ditë më parë për vazhdimin e punës së biznesve ilegale të gëlqeres në zonën e Krujës.

Gazetarët e “Fiks Fare” vëzhguan për disa muaj situatën në Krujë, ku folën me pronarë dhe punëtorë në këto biznese, të cilët thanë se kanë paguar ryshfet që të vijojnë punën.

Gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme në Borizanë, Zgërdhesh dhe Halil të Krujës, policia arrestoi në flagrancë duke ndezur furra gëlqereje pa leje, Enkloid Ballën, Drilon Sefën, Bujar dhe Maliq Seferin, Gazmir Halilin si dhe një 17-vjeçar.

Në gjendje të lirë po procedohet një 45-vjeçar nga Halili.  Policia paralajmëron se kontrolle të ngjashme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: