☁️
Tiranë 30°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,653 ▲0.81%
DOW 52,455 ▲0.75%
NASDAQ 26,330 ▲0.95%
NAFTA 99.13 ▼3.27%
ARI 4,420 ▲0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $78,762 ▲ +1.83% ETH $2,607 ▲ +6.78% XRP $1.3940 ▲ +2.55% SOL $103.2700 ▲ +3.18%
S&P 500 7,653 ▲0.81 % DOW 52,455 ▲0.75 % NASDAQ 26,330 ▲0.95 % NAFTA 99.13 ▼3.27 % ARI 4,420 ▲0.29 % S&P 500 7,653 ▲0.81 % DOW 52,455 ▲0.75 % NASDAQ 26,330 ▲0.95 % NAFTA 99.13 ▼3.27 % ARI 4,420 ▲0.29 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Sporti

Briken Calja, bronz në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes

Briken Calja i dhuron medaljen e bronztë Shqipërisë në stilin e shtytjes në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Split të Kroacisë.
27-vjeçari e mbylli garimin në këtë stil me 175 kg të ngritur në tentativën e dytë, duke u pozicionuar në vendin e tretë. Në provën e fundit, Çalja tentoi të ngrejë 178 kg, por dështoi në përpjekjen e tij. Në këtë stil, medaljen e artë e fitoi francezi Matam, ndërsa atë të argjendtë e fitoi Robert Joakim.
Rezultati do të ishte akoma më pozitiv për Briken Caljen nëse ai nuk do të kishte dështuar në stilin e shkëputjes, ku tentoi që në fillim 145 kg, por sportisti shqiptar nuk mundi ta ngrejë këtë peshë në asnjë prej 3 tentativave që kishte në dispizocion, kështu që nuk u klasifikua si në këtë stil, ashtu edhe në dygarësh, duke u bërë i vetmi sportist që nuk e arrin diçka të tillë.
Edhe në dygarësh medalja e artë i shkoi francezit Matam me 320 kg. Në vendin e dytë u rendit rusi Oleg Chen me 319 kg, ndërsa medalja e bronztë i shkoi gjermanit Joakim me 317 kg.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.