Home / Arte / Ekspozita / “Fractured Body”; Ekspozita që ngjall debat

“Fractured Body”; Ekspozita që ngjall debat

Adami dhe Eva apo fillimi i jetës. Ato janë imazhet që e kanë ngacmuar Alkan Nallbanin, por edhe ato të mbartura gjatë jetës së tij në Shqipëri, Firence, e më pas New York.

Ai krijoi këto punë në kartona lehtësisht të transportueshme, të brishta e me një ngjyrë të tillë si letra e një libri të vjetër. I transportoi nga New York-u në Galerinë “Fab” për një takim me artëdashës.

“Kam patur një afinitet të veçantë letrën e trajtuar, sidomos me letrën antike. Gjithmonë kam parë të trajtuar imazhet që më kanë shoqëruar, ose subjekte apo temat që më kanë shoqëruar”, u shpreh piktori Alkan Nallbani.

Por në rrethet e kritikës së artit në Neës York, ai u njoh edhe me artistë kontemporanë të tjerë Neë York që vijnë nga shkollat më të mira aty. Me punët e 14 prej tyre krijoi ekspozitën me temë “Fractured Body”.

“Ky vizatimi këtu është trupi njerëzor i parë nga pikëpamja shkencore. Pra është ajo që konsiderohet gjerësisht si trupi i njeriut. Nga ana tjetër ka gjithçka, duke filluar nga ADN, ARN, molekulat,  atomet e karbonit e komplet anatoma. Ky është prezantimi fetar dhe shpirtëror. Është një përshkrim i feve kryesore. Imazhe të budizmit, krishtërimit dhe hinduizmit”, tha Graham Day Guerra, artist pamor.

Kjo ndërmarrje ishte tërësisht personale, ashtu si edhe transporti i tyre, prandaj në tërësi kjo ekspozitë përbehet nga bocete, vizatime, apo fotografi.

“I japim një rrugë debati dhe një rruge shkëmbimesh midis një lloj eksperience që zhvillohet në realitetin nju jorkez dhe në realitetin shqiptar”, shprehet piktori Alkan Nallbani.

Leave a Reply

%d bloggers like this: