Home / Bota / Sulmi në Stokholm/ “Akt terrorist” i mundshëm, kamioni ishte rrëmbyer

Sulmi në Stokholm/ “Akt terrorist” i mundshëm, kamioni ishte rrëmbyer

Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven ka thënë se çdo gjë deri tani për sulmin me kamion në qendër të qyteti flet për një sulm terrorist. Ai gjithashtu ka njoftuar se është arrestuar si person i dyshuar si autori i tij.

Agjencia e inteligjencës suedezë gjithashtu përshkoi përplasjen e kamionit si një sulm dhe jo aksidental.

Nga ana tjetër, mediat lokale raportojnë se kompania suedezë e birrave Spendrups, e cila zotëron kamionin ka thënë se ai ishte rrëmbyer më herët gjatë ditës.

“Kjo është një nga makinat tona të shpërndarjes që shkon për furnizimet. Gjatë një dërgese në një restorant dikush hyri brenda kamionit”- thotë Marten Lyth për agjencinë e lajmeve TT.

Mediat suedeze kanë konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në pesë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.