Bota

Vjedhja e shekullit në Paraguaj

Në Paraguaj po përshkruhet si vjedhja e shekullit. Rreth 50 pjesëtarë të një bande sulmuan një kompani private në qytetin Ciudad del Este, grabitën paratë e saj dhe hapën zjarr mbi policinë përpara se të largoheshin drejt Brazilit.

Në kufi patën dhe një shkëmbim zjarri me forcat e rendit të shtetit fqinj. Tre prej agresorëve u vranë e dy të tjerë mbetën të plagosur.

Raporte të pakonfirmuara në mediat vendase thonë se shuma e parave të marra mbërrin në gati 40 milionë dollarë. Pas grabitjes spektakolare, banda u përpoq të shpërqëndronte vëmendjen duke djegur makina e duke sulmuar një komisariat lokal policie.

Sulmi ndaj kompanisë “Prosegur” zgjati thuajse tre orë dhe i kushtoi jetën një polici. Tre civilë kanë mbetur gjithashtu të lënduar. Ciudad del Este ndodhet në një rajon ku ndahen kufijtë e Paraguajit, Brazilit dhe Argjentinës e ku kontrabandohen lëndë narkotike, armë dhe produkte elektronike.

Presidenti i Brazilit, Michel Temer deklaroi se organet kompetente të vendit të tij janë të gatshme të ofrojnë ndihmën e tyre në hetim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button