Maqedonia

Poposki: Për zgjedhje vendosin Kuvendi dhe qytetarët, e jo dikush nga jashtë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot në Bruksel kishte takim me më shumë eurodeputetë dhe mori pjesë në konferencën në Parlamentin Evropian, kushtuar viktimave të Holokaustit, njofton korrespondenti i AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga qendra e Bashkimit Evropian, shefi i diplomacisë së Maqedonisë dërgoi edhe mesazh në raport me disa presione të huaja për atë nëse dhe kur duhet të ketë zgjedhje të reja parlamentare me qëllim të daljes nga kriza politike në Maqedoni.

“Nuk mendoj se vendimin për atë nëse do të ketë zgjedhje dhe kur do të ndodhin ato duhet ta sjellë dikush jashtë Republikës së Maqedonisë. Ky është vendim që duhet ta sjellim në Republikën e Maqedonisë dhe mënyra e vetme në të cilën mund të arrijmë marrëveshje rreth kësaj është përmes institucioneve demokratike. Me fjalë të tjera, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë vendos, qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë të drejtë të japin mandat për një vendim të këtillë”, porositi ministri Poposki në Bruksel.

Nikolla Poposki, sot mori pjesë edhe në konferencën ndërkombëtare “Drejtësia e Papërfunduar: Drejtësi dhe kujtim” dedikuar vuajtjeve dhe përndjekjes ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, që u mbajt në Parlamentin Evropian në Bruksel. Këtë konferencë së bashku e organizuan Partia Popullore Evropiane (EPP) dhe Aleanca e liberal demokratëve në PE (ALDE), ndërsa atje Poposki e dha porosinë se Maqedonia është shembull si një shtet mund të bëjë një dosje të mirë në pjesën e kujtimit, të drejtësisë së pronave dhe në pjesën e arsimit lidhur me Holokaustin dhe me fatin e hidhur të hebrenjve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button