Rajoni

Bullgari, mandatohet Borisov për formimin e qeverisë

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev ka mandatuar me detyrën për formimin e qeverisë liderin e partisë Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB) Bojko Borisov i cili mori më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të 26 marsit.

Presidenti Radev me një ceremoni të zhvilluar në presidencë ka mandatuar me detyrën për formimin e qeverisë liderin e partisë GERB Borisov. Radev i ka uruar Borisovit që të përcaktojë kandidatët për ministra me partnerët e koalicionit.

Borisov i cili më parë ka kryer dy herë detyrën e kryeministrit dhe i cili në të dyja rastet ka dhënë dorëheqje të parakohshme tha se kabineti do të përcaktohet brenda 7 ditësh që është edhe afati kushtetues. Ndër të tjera Borisov ka njoftuar se do të formojnë qeverinë dhe se kanë nënshkruar dakordimin me koalicionin Patriotët e Bashkuar (OP) e cila përbëhet nga tre parti që kanë edhe grupin në parlament.

Duke vënë në dukje se qeveria e re e koalicionit pritet të përbëhet nga 4 zv.kryeministra dhe 17 ministra Borisov tha se është ende herët për njoftimin e emrave të ministrave. “Dëshirojmë të formojmë një pushtet të përhershëm, një ekip të fuqishëm ku ministrat do të punojnë në bashkëpunim dhe jo të ndarë”, ka thënë Borisov.

Në mënyrë që qeveria të marrë votëbesimin nevojitet që të marrë të paktën 121 vota në parlamentin me 240 anëtarë. Partia GERB ka 95 deputetë në parlament ndërsa partneri i saj në koalicion OP ka 27 deputetë.  Ndaj koalicionit i cili ka në total 122 vota pritet që të japë mbështetje edhe Partia Vullneti (Volja) që drejtohet nga biznesmeni Veselin Mareshki i cili ka edhe grupin më të vogël në parlament.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button