Home / Kronika / Tiranë, gjendet një kufomë e dekompozuar

Tiranë, gjendet një kufomë e dekompozuar

Një trup i pajetë është gjetur në zonën e Dajtit. Mësohet se trupi është gjetur nga një bari, i cili ka njoftuar policinë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor ku ka konstatuar një skelet të dekompozuar. Mësohet gjithashtu se në trupin e viktimës ka shenja djegie.

“Më datë 15.05.2017, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë nga një shtetas (bari), se në fshatin Kodër Shupal, ka gjetur një kufomë të dekompozuar”, njofton policia.

Ende nuk është identifikuar viktima, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.