☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,736 ▲0.18%
DOW 52,454 ▲0.15%
NASDAQ 26,495 ▲0.06%
NAFTA 102.56 ▲2.66%
ARI 4,070 ▼0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,967 ▲ +0.33% ETH $2,353 ▲ +0.17% XRP $1.3256 ▼ -0.02% SOL $101.9900 ▲ +0.88%
S&P 500 7,736 ▲0.18 % DOW 52,454 ▲0.15 % NASDAQ 26,495 ▲0.06 % NAFTA 102.56 ▲2.66 % ARI 4,070 ▼0.11 % S&P 500 7,736 ▲0.18 % DOW 52,454 ▲0.15 % NASDAQ 26,495 ▲0.06 % NAFTA 102.56 ▲2.66 % ARI 4,070 ▼0.11 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Qeveria akordon 300 mijë euro për tu mbrojtur nga Albanianbeg e Becchettit

Faturat për përballjen e shtetit shqiptar më palët e treta në gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit po vijnë gjithnjë në rritje.  Qeveria shqiptare me anë të një vendimi të posaçëm ka miratuar një fond prej 41 milionë lekësh (300 mijë euro) për studion avokatore që do të mbrojë shtetin shqiptare ndaj arbitrazhit ndërkombëtar kundër Albaniabeg Ambient”, sh.p.k., M.Angelo Novelli dhe “Construzioni”, s.r.l.

Me propozimin e ministrit të Mjedisit, qeveria ka vendosur që në buxhetin e miratuar për vitin 2017 të bëhet rishpërndarja e fondeve ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Financave.

Ministrisë së Mjedisit t’i shtohet fondi për shpenzime korrente, në masën 41 000 000 (dyzet e një milionë) lekë, në programin “Mbrojtja e mjedisit”, për të përballuar pjesërisht kostot e ekspertimit e të përfaqësimit të avokatëve të kontraktuar nga ana e shtetit shqiptar për përfaqësimin dhe mbrojtjen në çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar ICSID, nr. ARB/14/26, me palë “Albaniabeg Ambient”.

Këto fonde ju hoqën ministrisë së Financave, në zërin “shpenzime korrente”, t’i pakësohen fondet, përkatësisht: me 15 000 000 në programin “Planifikimi, menaxhimi dhe administrimi” dhe 26 000 000lekë, në programin 01120 “Menaxhimi i shpenzimeve publike”.

Historia e kompanisë që ka çuar shtetin shqiptar në arbitrazh ndërkombëtar nis qysh në vitin 2004, ku qeveria e Fatos Nanos organizoi një tender për përzgjedhjen e një kompanie që do të përpunonte plehrat në zonën e Tiranës dhe Durrësit.  Kompania Italiane Albanianbeg  ne pronësinë e Francesco Becchetti kishte në ofertën e saj ngritjen e një impianti plehrash në zonën e Kasharit për të trajtuar mbetjet e Durrësit dhe Tiranës dhe gjithashtu për të trajtuar edhe mbi 200 mijë tonelata të tjera nga Italia. Projekti dështoi për shkak të protestave që u shfaqen në atë kohë nën drejtim e lëvizjes Mjaft kundër importit të plehrave.

Biznesmeni Becchetti që u ndoq tre vite më parë per pastrim parash nga autoritet shqiptare kishte një serë aktivitetesh në Shqipëri. Ndër tjera edhe ndrëtimin e HEC-it të kalivaçit. Ndërsa qeveria shqiptare është duke u përballur në arbitrazh ndërkombëtare me disa çështje që i takojnë zotit Becchetti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.