Politika

Marrëveshja Rama-Basha, Yee: Vendim i guximshëm, fitimprurës për Shqipërinë

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee, i cili negocioi për marrëveshjen Rama-Basha, komentoi për herë të parë paktin e arritur. Sipas tij, opozita në Shqipëri ndërmori një vendim të guximshëm, ndërsa kryeministrit shqiptar iu desh të gjente fleksibilitetin e nevojshëm që të bindte PD.

“Suksesi i takon liderëve të vendeve që ishin të afta të ndërmarrin vendime të vështira, qoftë Maqedonia, ku presidenti Ivanov vendosi t’ia japë mandatin koalicionit në parlament që ka mazhorancën, në mënyrë që t’i hapët rrugë formimit të qeverisë, por edhe opozita në Shqipëri që ndërmori një vendim të guximshëm për të ndryshuar qëndrimin e saj duke vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet që u shtynë.

Por këtu përmendim edhe Ramën, të cilit iu desh të gjente fleksibilitetin e nevojshëm për të bindur opozitën të kthehej. Kjo është shumë fitimprurëse për vetë Shqipërinë dhe situatën shqiptare”, deklaroi Yee.

Related Articles

Comente

  1. Mareveshja PS-PD nuk ka vlere ne qofte se nuk miratohet vetingu.Eshte nje loje per ti shpetuar drejtesise.

  2. Cdo hap ne shqiperi do te jete fitimprures ne qofte se zbatohet vetingu ne drejtesi dhe per politikanet,ne te kunderten eshte loje si 100 vjetet eshkuara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button