Home / Rajoni / Maqedonia / Zaevit i kërkohet të ndryshojë politikat kundrejt investimeve të huaja në Maqedoni

Zaevit i kërkohet të ndryshojë politikat kundrejt investimeve të huaja në Maqedoni

Sindikata e shërbimit diplomatik të Maqedonisë (SSHDM) kërkon nga qeveria e re që të reagojë negativisht ndaj porosive për vazhdimin me politikat e vendosura nga OBRM-PDUKM-ja për investimet e huaja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, kjo duhet të bëhet për të ”parandaluar premtimet e mundshme ose shqyrtimi pozitiv i kërkesave të tyre”. SSHDM-ja konsideron se politikat e OBRM-së për investimet e huaja u bënë gjeneratori bazë i rënimit të sindikalizmit dhe të drejtave të punës në Maqedoni.

Për këto qëndrime, Sindikata bazohet në disa hulumtime që, sipas tyre, në periudhën 2007-2015, Qeveria harxhoi 160 milionë euro për investimet e huaja, por kompanitë paguajtën vetëm 90 milionë euro rroga, kurse realizuan përfitim prej 235 milionë euro.

Leave a Reply

%d bloggers like this: