Home / roze / Terrori në Manchester prek edhe Justin Biber

Terrori në Manchester prek edhe Justin Biber

Kërcënimi për një sulm të mundshëm terrorist ka sjellë edhe një sërë anulimesh evenimentesh të mëdha në Britaninë e Madhe, siç është festimi i titullit kampion të Chelsea, por edhe një event mbretëror si “Ndryshimi i Rojeve”.

Por masat drastike të ndërmarra pas sulmit terrorist nuk do t’i vuajë vetëm oborri mbretëror apo tifozët e futbollit.

Ka edhe shumë evenimente të rëndësishme sociale dhe koncerte që pritet të të shohin masa të rrepta sigurie, apo edhe anulimin e tyre.

Fansat e Justin Bieber të mërzitur nga ajo çfarë ndodhi në koncertin e Ariana Grande të hënën janë duke përdorur rrjetet sociale për t’i kërkuar yllit kanadez që të anulojë shfaqjen.

Leave a Reply

%d bloggers like this: