Home / Politika / OSBE/ODIHR, raport për zgjedhjet: Ndërhyrje nga aktivistë partiakë të autorizuar

OSBE/ODIHR, raport për zgjedhjet: Ndërhyrje nga aktivistë partiakë të autorizuar

Misioni i OSBE-ODHIR ka prezantuar gjetjet e raportit për zgjedhjet në Shqipëri. Ata renditën problemet që shoqëruan procesin zgjedhor dhe atë të numërimit deri tani.

Shefi i misionit theksoi se dita e zgjedhjeve ka qenë e ngarkuar, pati raporte nga mediat dhe thashetheme, por nënvizoi se “dita e djeshme ishte më pak e nxehtë sesa koha”.

Kreu i Misionit vëzhgues nënvijëzoi se gjatë procesit të votimit pati vonesa dhe disa parregullsi përfshirë ndërhyrje të aktivistëve partiake të autorizuar.

Sipas tij, numërimi vazhdon dhe miqtë vazhdojnë të vëzhgojnë. Ai falënderoi vendin, autoritetet dhe administratën zgjedhore që e kanë bërë punën në rrethana shumë të vështira.

Ndërsa eurodeputeti Eduard Kukan deklaroi: “Jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e kësaj gare, që përbën një hap të rëndësishëm për Shqipërinë. Jemi të inkurajuar nga ndërmjetësimet politike që çuan në pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhje. Dëshirojmë që rezultati të njihet nga të gjithë, kjo është kyçe për procesin demokratik”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: