Home / Politika / Përfshirja e Metës në fushatë, Kukan: Presidenti nuk duhet të jetë anëtar partie

Përfshirja e Metës në fushatë, Kukan: Presidenti nuk duhet të jetë anëtar partie

Europarlamentari Eduard Kukan komentoi sot përfshirjen e Presidentit të zgjedhur Ilir Meta në fushatën zgjedhore. I pyetur lidhur me qëndrimin e tij ndaj vendimit të presidentit për t’u përfshirë intensivisht në fushatë, Kukan nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por u shpreh se në vende të tjera Presidenti nuk është anëtar i ndonjë partie sepse duhet të përfaqësojë unitetin e popullit.

“Më detyroni të jem diplomatik në përgjigjet e mia për shkak se nuk ka një përgjigje po apo jo ndaj kësaj pyetje. Kolegët tanë kanë informacion më të saktë për sa i përket akuzave të blerjes së votave apo çfarëdo lloj akuze tjetër.

E vërteta është që Meta ishte apo është zgjedhur President në parlament nga shumica kushtetuese. Dhe unë do ju përgjigjem që në vende të tjera Presidenti nuk është anëtar partie për shkak se ai duhet të kryejë përgjegjësitë dhe  detyrat e tij objektive dhe të paanshme karshi gjithë popullsisë së vendit. Prandaj përgjigjen mund ta gjeni, uluni dhe mendojeni deklaratën që ju thashë dhe gjejeni përgjigjen aty”, tha Kukan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.