Home / roze / Kina ndalon Justin Bieber

Kina ndalon Justin Bieber

Justin Bieber do të udhëtojë në Azi për “Purpose World Tour” dhe në kalendarin e koncerteve mungon Kina.

Bieber numëron me miliona fansa në Kinë dhe shmangia e një koncerti në Pekin nuk është zgjedhje e këngëtarit kanadez.

Autoritetet kineze e kanë ndaluar atë që të performojë në Pekin. E gjithë kjo ka shkaktuar zemërimin e fansave të tij, që kanë pyetur tek Zyra e Kulturës se përse nuk lejohet të këndojë për ta “një artist me vlera të jashtëzakonshme si Justin Bieber”.

Përgjigjja ka qenë e shkurtër dhe e thjeshtë përmes faqes zyrtare të internetit të Zyrës së Kulturës.

“Justin Bieber është një këngëtar i talentuar, por gjithashtu edhe një këngëtar i huaj problematik. Ne na shqetëson fakti që ai është përfshirë në një seri sjelljesh të pahijshme të shfaqura edhe gjatë një performance në Kinë, çka shkaktoi mospëlqimin e publikut”, thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.