Home / Kronika / Gjinari vazhdon të digjet

Gjinari vazhdon të digjet

Gjinari vijon të jetë në flakë edhe sot. Zjarri ka përfshirë faqen e malit ku është e pamundur që të ndërhyet.

Ndërkohë, vijon operacioni i zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë për të vënë nën kontroll situatën, e cila nuk favorizohet aspak nga temperaturat e larta dhe era.

Dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme dhe shkaku mund të jetë edhe konkurrenca, pasi kjo zonë është e frekuentuar vitet e fundit nga turistët.

Po ashtu, në të gjithë vendin ka disa vatra, ndërsa shtabi i Emergjencave Civile u mblodh në Tiranë për të analizuar situatën.

Leave a Reply

%d bloggers like this: