🌧️
Tiranë 17°C · Rrebesh 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $77,949 ▼ -3.27% ETH $2,173 ▼ -3.78% XRP $1.3992 ▼ -4.6% SOL $85.8800 ▼ -5.85%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Kronika

Arrestohen 3 zjarrvënës, vatra të reja në Librazhd e Gjirokastër

 

Arrestohen 3 zjarrvënës, vatra të reja në Librazhd e Gjirokastër
Bilanci total i vatrave të zjarrit të shënuara të hënën dhe gjatë së martës në të gjithë vendin flet për 15 të tilla.

Në operacione të ndryshme janë angazhuar 98 zjarrfikës dhe 140 forca ushtarake për të nidhmuar zona të ndryshme të vendit në shuarjen e flakëve. Sipërfaqe të konsiderueshme janë djegur në qarqet Tiranë, Dibër, Berat dhe Gjirokastër.

Në Tiranë vazhdon operacioni në Dushqe, ku janë angazhuar edhe helikopterët. Puna vazhdon edhe në Malin e Derjes, ku operacioni paraqitet i vështirë për shkak të terrenit të thyer. Ndërkohë, në Qarkun e Dibrës autoritetet punuan për izolimin e vatrave në Madhesh dhe Bushkash me ndihmën e një helikopteri.

Në këto dy zona situata më e rëndë paraqitet në Bushkash, ku rrezikohet pylli me dushk dhe lis. Ndërkohë, në orët e pasdites flakët u vunë nën kontroll në zonën e Ulzës. Edhe në fshatrat Rromes dhe Visokë të Mallakastrës bilanci i zjarreve është mbyllur me 16 ha shkurre dhe ullinj të djegur.

Pasdite, një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu malin e Murrashit në hyrje të qytetit të Librazhdit, ku dogji sipërfaqe të tëra me shkurre. Zjarrfikësja e Librazhdit, Administrata e Zonave të Mbrojtura, policia dhe banorët e fshatit Arrëz, me vështirësi vunë nën kontroll flakët për shkak të lartësisë së madhe.

Bashkia e Librazhdit kërkoi ndërhyrje nga ajri, thirrje së cilës iu përgjigj Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile që dërgoi një helikopter. Në Bashkinë e Librazhdit gjatë kësaj vere ka pasur 8 vatra zjarri.

Rreth orës 16:00 në Jorgucat të Gjirokastrës nisi një vatër zjarri që gjatë orëve të mbrëmjes u mori përmasa të mëdha duke u përhapur në afërsi të Qafës së Muzinës dhe vështirësuar lëvizjen e automjeteve atje. 5 automjete zjarrfikëse u angazhuan për të vënë flakët nën kontroll, ndërkohë që policia shoqëroi disa persona për zjarrvënie të qëllimshme.

Ndërkohë, në Tiranë policia arrestoi 3 persona të dyshuar si shkaktarë të zjarrit që ra 3 ditë më parë në afërsi të tunelit të Krrabës. Nga hetimet janë identifikuar Armand Ukaj, Oltjan Deda dhe një 17-vjeçar të tre banues në Krrabë.

Këta shtetas, sipas policisë, kishin hapur gropa për të bërë qymyr. Si rrjedhojë e këtij procesi zjarri u përhap në pyll dhe vazhdoi për 3 ditë, ndërsa dogji 15 ha me lisa mare dhe dushk.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.