🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 04 September 2026
S&P 500 7,748 ▲1.06%
DOW 53,686 ▲1.18%
NASDAQ 26,584 ▲1.4%
NAFTA 91.74 ▲0.48%
ARI 4,522 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $81,036 ▲ +5.14% ETH $2,493 ▲ +4.68% XRP $1.4461 ▲ +7.59% SOL $104.0600 ▲ +4.58%
S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,584 ▲1.4 % NAFTA 91.74 ▲0.48 % ARI 4,522 ▼0.39 % S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,584 ▲1.4 % NAFTA 91.74 ▲0.48 % ARI 4,522 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
04 Sep 2026
Breaking
Bota

Schäuble kryetar i ri i parlamentit gjerman

Wolfgang Schäuble para një detyre të re pas hyrjes së partisë populsite AfD në Bundestag. Grupi parlamentar i CDU / CSU në Bundestagun gjerman do të propozojë për postin e kryetarit të parlamentit gjerman për legjislaturën e 19-të Wolfgang Schäuble-n. Kështu u shpreh Volker Kauder, kryetar i këtij grupi parlamentar. “Ne jemi të kënaqur që Wolfgang Schäuble është shprehur i gatshëm të kandidojë për këtë detyrë.”

Njoftohet se këtë gjë Schäuble-s ia kanë kërkuar kancelarja Angela Merkel dhe Volker Kauder, sepse për shkak të hyrjes së AfD-së në Bundestag, kjo detyrë do të ketë rëndësi më të madhe sesa zakonisht. Schäuble është deputeti me vitet më të shumta si anëtar i parlamentit: ai është deputet për 45 vjetësh.

Sinjal për koalicionin “Xhamaika”

Partia liberale FDP e konsideron përzgjedhjen e Schäubles për këtë detyrë të re, si sinjal për koalicionin “Xhamajka”. Kryetari i kësaj partie Christian Lindner është shprehur që gjatë fushatës elektorale se synon postin e ministrit të Finanacave. Për këtë ai tha se i ka siguruar Kauderit mbështetje për kandidaturën e Wolfgang Schäuble-s.

Edhe SPD-ja është dakord me kandidaturën e Wolfgang Schäuble-s. Drejtuesi i sapozgjedhur ekzekutiv i grupit parlamentar të kësaj partie, Carsten Schneider, deklaroi se grupi parlamentar i SPD-së do ta mbështesë Schäuble-n.

Detyrë e rëndësishme

Krerët e CDU/CSU-së thanë se prej përvojës së parlamenteve të landeve në të cilat është e përfaqësuar AfD-ja ato e dinë se kjo parti përdor me mjeshtëri mundësitë për të thyer tabutë e punës dhe të rregullave dhe për të tërhequr vëmendje mediatike.

Për këtë të gjithë janë të shqetësuar se deputetët e AfD-së do të vazhdojnë me stilin e tyre konfrontues edhe në Bundestag. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier paralajmëroi se në debatet poltike në parlament janë tabu antisemitizimi, ksenofobia apo mohimi i njollave të errëta në historinë gjermane.

Nëse një deputet shkel rregulloren parlamentare, kryetari i parlamentit mund ta qortojë atë, t’i heqë të drejtën e fjalës apo ta përjashtojë deri në 30 seanca prej bisedimeve, sikurse është e parashikuar në rregulloren e Bundestagut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.