🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 04 September 2026
S&P 500 7,748 ▲1.06%
DOW 53,686 ▲1.18%
NASDAQ 26,584 ▲1.4%
NAFTA 91.66 ▲0.39%
ARI 4,524 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $81,308 ▲ +5.49% ETH $2,504 ▲ +5.09% XRP $1.4551 ▲ +8.27% SOL $104.9000 ▲ +5.58%
S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,584 ▲1.4 % NAFTA 91.66 ▲0.39 % ARI 4,524 ▼0.36 % S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,584 ▲1.4 % NAFTA 91.66 ▲0.39 % ARI 4,524 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
04 Sep 2026
Breaking
Bota

Paralajmërimi i OKB: El Ninjo mund të jetë më i fuqishmi në dekada

El Ninjo pritet të jetë më i fuqishmi që nga nisja e monitorimit katër dekada më parë, paralajmëroi të enjten agjencia e Kombeve të Bashkuara për klimën, teksa shefi i OKB-së tha se bota ndodhet në “zonën e rrezikut të motit ekstrem”.

Fenomeni klimatik pritet të bëhet “shumë i fuqishëm” në muajt e ardhshëm dhe me siguri do të vazhdojë deri në shkurt, tha Organizata Botërore Meteorologjike (WMO).

“Nëse kjo trajektore vazhdon, mund të jetë më i fuqishëm se çdo El Ninjo tjetër që nga fillimi i monitorimit tonë”, u tha gazetarëve në Gjenevë shefja e WMO-së, Celeste Saulo.

El Ninjo do të arrijë kulmin nga fundi i këtij viti, megjithëse ndikimet e tij pasuese në klimë do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2027, tha WMO-ja.

Liqenet dhe lumenjtë thahen

Fenomeni klimatik, El Ninjo ngroh temperaturat e sipërfaqes së oqeanit në pjesën qendrore dhe lindore të Oqeanit Paqësor ekuatorial, duke sjellë ndryshime në shkallë globale në erërat, presionin atmosferik dhe reshjet.

Nxehtësia në oqeane çlirohet më ngadalë në atmosferë, duke rritur temperaturat globale një vit pas El Ninjos.

Fenomeni i fuqishëm El Ninjo i viteve 2023-2024 kontribuoi që viti 2024 të ishte viti më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë dhe “nuk duhet të habitemi nëse ky rekord thyhet”, shtoi Saulo.

“El Ninjo është vendosur fuqishëm dhe do të intensifikohet në një fenomen shumë të fuqishëm në muajt e ardhshëm, me ndikime të mëdha në modelet e reshjeve dhe temperaturave dhe rreziqe të lidhura me përmbytjet, thatësira dhe nxehtësinë ekstreme”, tha WMO-ja.

“Zona e rrezikut”

El Ninjo është një fenomen natyror dhe nuk shkaktohet nga ndryshimet klimatike.

Por, shkencëtarët presin që ai të përkeqësojë nxehtësinë në planetin që tashmë po ngrohet si pasojë e djegies së lëndëve djegëse fosile, duke rritur edhe ekstremet e motit.

“El Ninjo po bëhet gjigant para syve tanë”, tha shefi i OKB-së, Antonio Guterres.

“Shkenca nuk lë vend për dyshime: planeti ndodhet në ujëra të paeksploruara dhe këto ujëra po ngrohen. Temperaturat e sipërfaqes së detit po rriten, temperaturat vazhdojnë të ngrihen dhe bota ndodhet në zonën e rrezikut të motit ekstrem”.

Shefja e WMO-së, Saulo, u bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse për menaxhimin e fatkeqësive dhe sektorëve të ndjeshëm ndaj klimës, si bujqësia, peshkimi, shëndetësia, energjia dhe uji, që të përgatiten.

“Ky El Ninjo i jashtëzakonshëm… ka potencialin t’u japë një goditje të fuqishme komuniteteve dhe ekonomive në mbarë botën”, tha ajo.

“Ne tashmë po shohim ndërprerje dhe shkatërrime të shkaktuara nga thatësirat dhe përmbytjet dhe presim që këto ndikime të rriten teksa El Ninjo intensifikohet”.

El Ninjo zakonisht ndodh çdo dy deri në shtatë vjet dhe zgjat rreth nëntë deri në 12 muaj.

Kushtet luhaten mes El Ninjos dhe të kundërtës së tij, La Ninja, me kushte neutrale në periudhën ndërmjet dy fenomeneve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.