Kronika

Nisin arrestimet, në pranga drejtuesi i Audi-t që goditi makinën e policisë

Nisin arrestimet në Elbasan. Policia lokale dhe FNSH arrestuan autorin e dyshuar si drejtuesin e mjetit Audi që goditi 3 javë më parë makinën e zv/drejtorit të Elbasanit pranë tregut Agro-Ushqimor. Pasi goditi mjetin e policisë ne 18 shtator, “Audi” i dyshuar si i blinduar u fut në ambientet e brendshme të tregut Agro – Ushqimor.
Ndalimi i 31 vjeçarit Enea Bekteshi u bë në Cërrik në banesën kunatit të tij dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” dhe një mjet të mprehtë (bajonetë).
Në vijim të veprimeve  nga efektivat e policisë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Aleks Pupuleku, 40 vjeç banues në Cërrik.
Veprimet janë kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.
Ndaj shtetasit Enea Bekteshi, materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë  për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. ndersa ndaj shtetasit Aleks Pupuleku materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button