⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.31 ▲2.26%
ARI 3,988 ▼1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,728 ▼ -3.06% ETH $2,246 ▼ -3.37% XRP $1.2557 ▼ -2.76% SOL $97.0600 ▼ -3.42%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.31 ▲2.26 % ARI 3,988 ▼1.08 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.31 ▲2.26 % ARI 3,988 ▼1.08 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Luan Rama: Shefi i Shtabit të Ushtrisë me gradë më të ulët se vartësi

Luan Rama: Shefi i Shtabit të Ushtrisë me gradë më të ulët se vartësi

Pas denoncimit të skandalit të radarëve nënkryetari i LSI-së Luan Rama sjell në vëmendje tashmë autoritetet e komandimit të forcave të armatosura. Rama thotë se është një paradoks që shefi i Shtabit të Ushtrisë është me gradë më të ulët nga vartësit e tij.
“Paradokse me autoritetet e komandimit në Forcat e Armatosura!
Shefi i Shatabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, me gradë më të ulët nga vartësit e tij!
Megjithëse në nenin 15, pika 2 të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe të komandimit të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë” thuhet shprehimisht se “Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura është autoriteti më i lartë ushtarak në gradë dhe në hierarkinë e drejtimit e të komandimit strategjik në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, në fakt e vërteta nuk është kështu!
Sepse, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nuk është autoriteti më i lartë ushtarak në gradë!
Shefit të sapo emëruar, pak ditë para emërimit, nga kolonel, ju dha grada Gjeneral brigade ose gjeneral me një yll. Me sa duket është ndjekur “parimi” ta bëjmë gjeneral për ta bërë shef shtabi e jo ta bëjmë shef shtabi pse është më i zoti e më i afti ndër gjeneralët! Dhe për paradoks ndër vartësit e tij, ka edhe funksionarë të lartë ushtarakë që mbajnë gradën Gjeneral major apo gjeneral me dy yje, që është gradë ushtarake më të lartë në hierarkinë e gradave ushtarake nga ajo që ka aktualisht Shefi i Shtabit!
Pra, në rastin konkret jemi në kundërshtim me nenin 15, pika 2 të ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe të komandimit të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë”. Por njëkohësisht jemi në kundërshtim edhe me nenin 7, pika 1 (hierarkia ushtarake) të ligjit nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, ku thuhet shprehimisht: “hierarkia ushtarake përfshin rendin e gradave dhe të funksioneve”.
Paradoksi i rradhës, po jo i vetmi në morinë e paradokseve shqiptare në raport me ligjin dhe seriozitetin ne zbatimin e tij!”, shkruan Luan Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.