Politika

Borchardt: A mund të bëhet më shumë për çështjet e viktimave të regjimit komunist

Kryetari i Prezencës, Ambasadori Bernd Borchardt, në fjalën e tij fnë veprimtarinë e organizuar nga Kuvendi në përkujtim të 16 deputetëve të ekzekutuar nga regjimi totalitar, u shpreh se, i përket shoqërisë shqiptare dhe parlamentit për të vendosur nëse mund të bëhet më shumë për të adresuar çështjet e viktimave të regjimit komunist.

“Për mua është nder dhe krenari që më jepet mundësia t’ju drejtohem në këtë moment historik, kur parlamenti thotë bashkërisht në këtë mbledhje në lidhje me krimet e regjimit të mëparshëm: “Po, kjo ishte diçka e gabuar dhe e ligë””, tha Borchardt. “Regjimet shtypëse bien me revolucion ose përmbysje, por ideologjia e tyre mund të vijojë nëse ato nuk diskreditohen.”

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është angazhuar prej më shumë se dy vitesh në mbështetje të dialogut lidhur me përballjen me të kaluarën dhe të Autoritetit të Dosjeve të Ish-Sigurimit në punën e tij. Dija dhe dialogu për të kaluarën, luajnë rol vendimtar në trazicionin çlirues, dhe ndihmojnë në rivendosjen e identitetit të vendit”, tha Borchardt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button