Opinion

Marksi, Oruelli dhe Hakslej: Distopi apo profeci?

“Political Insights”

Kur Tomas Piketi botoi librin e tij mbi Karl Marksin (2013), ndodhi zhurma e zakonshme; tani në 200 vjetorin e vdekjes së tij, zhurma ka rinisur. A kishte Marksi përfundimisht të drejtë apo jo? A e justifikoi globalizimi ndëshkimin e botës borgjeze? Nuk marr pjesë në këtë debat, por vetëm i kujtoj lexuesit një parim themelor marksist.

Revolucioni është i pashmangshëm, për aq kohë që mbeten konstantë dy faktorë – së pari, mënyra industriale e prodhimit, dhe së dyti institucionet e një shoqërie borgjeze. E para nga të dy kushtet rezistoi, derisa globalizimi ndryshoi rregullat e lojës. E dyta nuk rezistoi aspak.

Shoqëritë liberale, e kuptuan shumë kohë më parë, se mënyra më e mirë për të hedhur poshtë Marksin, ishte votimi universal dhe tatimi mbi kapitalin. Pasi ndodhi kjo, rrjedha e mirëqenies shkoi, në një mënyrë apo tjetrën, tek ata që janë në nevojë.

Dhe ky ishte fundi i kapitalit, dhe i botës borgjeze. Shumë njerëz besojnë se profecitë e Marksit nuk arritën të realizohen, por nuk është kështu. Marksi nuk profetizoi. Katastrofa ishte i pashmangshme, nëse dhe vetëm mbeten dy faktorët mbetën të qëndrueshëm, sipas vetë fjalëve të tij, forcat prodhuese dhe marrëdhëniet e prodhimit.

Që atëherë marrëdhëniet e prodhimit kanë ndryshuar. Sot kur më shumë se 50 për qind të buxhetit të SHBA-së që shkojnë në shërbime sociale, të flasësh për shoqërinë borgjeze, është një lloj shakaje. Disa njerëz mendojnë se mirëqenia ka shkuar shumë larg, por alarmet kanë rënë shumë kohë mirë më parë.

Shumpeter paralajmëroi fundin e botës borgjeze që më 1942. Sigurisht leximi komunist i Marksit, ishte një tjerër interpretim i gabuar. Meqenëse klasa punëtore industriale është klasa universale dhe zgjedhjet një formalitet, ishte më mirë t’ia jepnim të gjithë fuqinë një përfaqësuesi partiak të klasës universale, dhe të krijohej një diktaturë.

Natyrisht, pasi klasa universale është Pararoja e Historisë, nuk njeh kufij, nuk bën gabime dhe nuk është nën sundimin e ligjit. Kjo do të thotë se nuk është e bazuar tek individët privatë dhe nevojat apo shpresat e tyre. Historia është lënda kolektive për t’u adhuruar.

A ju kujtohet filmi sovjetik, i vlerësuar me shumë çmime, “Moska nuk beson tek lotët”? Ishte një paralajmërim kanonik i KGB-së, kur agjentët e saj shfaqën në orën 3 pas mesnate për të arrestuar të dashurin tënd dhe e dërguar atë në Gulag. Ti qave? Kujdes, ti armike e popullit! Ju keni bërë diçka kundër marshimit të Historisë.

Epo, ky nuk ishte saktësisht marksizëm por komunizëm, falë Leninit dhe Stalinit. Eshtë e panevojshme të thuhet se gjërat nuk rrodhën ashtu siç prisnin themeluesit e tyre. U deshën 70 vjet, që ekonomistët që parashikuan fundin e komunizmit, t’u njihej merita. Ai u shemb.

Jo të gjithë kritikët ndaj komunizmit të vërtetë ishin kapitalistë. Për shembull, edhe Trocki ishte një ndër ta. Revolucioni nuk duhet të zhvillohet vetëm në një vend të vetëm, por kudo, duke filluar nga Gjermania. Trocki nuk ishte vetëm një ideolog; ai mori pjesë aktive në biznesin e themelimit të komunizmit.

Shumë njerëz, besonin se ai kishte meritën kryesore në fitoren e bolshevikëve në Luftën Civile, falë mënyrës së organizimit të Ushtrisë së Kuqe. Sigurisht që Stalini e urrente tej mase, dhe bëri gjithçka që kishte në dorë për ta vrarë. Në fund ia doli – një komunist spanjoll, Ramon Merkader, e vrau Trockin në Meksikë. Meqë ra fjala, zoti Mercader, vazhdon të mbajë edhe sot titullin e tij të Heroit të Bashkimit Sovjetik.

Pasuesit e Trockit nuk llogariteshin në miliona, por ata ishin të ndriçuar dhe të vendosur. Midis tyre, George Oruell, i cili i tmerruar nga katastrofa staliniste, e përmblodhi hidhërimin e tij në një libër klasik, “Ferma e Kafshëve”. Ishte e tmerrshme të shihte kalin e mirë, mikun e tij Bokser, të shkonte në thertore.

Katër vjet më vonë në vitin 1949, Oruell vazhdoi të shkruante dystopinë e tij të famshme të “Viti 1984”. Si Oruell dhe Aldous Hakslej ishin diplomuar në Eton, ku Hakslej kishte mësuar frëngjishten. Oruell ia dërgoi librin mjeshtrit të tij të vjetër të “Botës së re guximtare”.

Dhe zoti Hakslej, pasi falenderoi ish-dishepullin e tij, shpjegoi se e ardhmja do të ishte si profecitë e tij, dhe jo si ajo e vitit 1984. Ishte më e lehtë të bindeshin njerëzit me drogë dhe propagandë, sesa kur dërgohen në një Gulag.

Gjithmonë kam pyetur veten. Kush do të kishte të drejtë? Ndërsa unë shihja në të dyja librat elementë të së vërtetës. Sot ka drogëra, propagandë dhe teknika të zgjeruara të marrjes në pyetje. Le të fillojmë me qetësuesit. Konsumi i tyre në shoqëritë e zhvilluara po arrin nivele alarmante. Doza maksimale e rekomanduar është 24 për 1.000 persona në ditë. Spanja është në nivelin 59 për 1000, me një rritje prej rreth 181 për qind midis viteve 2007- 2013.

Ndërsa disa prej nesh po e mbajnë jurinë jashtë, sa për të thënë kështu, globalizimi ndryshoi paradigmën e mirë të shtetit të mirëqenies. Ne u kthyem në ditët e Tregtisë së Lirë, vetëm se këtë herë nuk kishte shtete borgjeze për të krijuar programet e mirëqenies 2.0. Globalizimi, nuk përfshiu këtë herë politikat sovrane, dhe rregullat e lojës shkuan shumë përtej kufijve kombëtarë. Njerëzit mbetën pa punë, Brexit e shfrytëzoi këtë, populizmi u rrit dhe indeksi i pabarazisë në SHBA-së pasqyron atë të Kinës. Pra tek e fundit a kishte Marksi të drejtë? A ishin liritë formale, thjeshte formale? Ai ishte sistemi i dënuar të dështonte?

Piketi tha po, ose kështu dukej. Kapitali rritet dhe rritet, duke lënë jashtë pjesën tjetër prej nesh, skllevërve të varfër të punës. Si për t’i përkeqësuar gjërat, ekonomisti Dejvid H.Autor, ndërtoi një hartë të “Shokut kinez” (2014), që përfaqëson një nga rajonet e SHBA ku forca e punës u dëmtua më së shumti nga hapja ndaj prodhimeve kineze. Pastaj erdhi raundi i dytë.

Angus Ditën fitoi çmimin Nobel në ekonomi (2015), duke i shpjeguar të gjithëve se po, ka shumë të ngjarë që punëtorët në botën e pasur të ndjejnë krizën. Por punëtorët në Botën e Tretë po jetonin nga 1 në 3-5 dollarë ditë. Kjo do të thoshte se parashikimi i Marksit qëndron vetëm nëse marrim parasysh skenarin e brendshëm të vendeve të zhvilluara, ndërza rajonet e mëdha të botës ia dolën ndryshe.

Pastaj i njëjti Ditën, vetëm se këtë herë me ndihmën e gruas së tij Ana Kejs, kaloi në raundin e tretë dhe hodhi gjithçka me një metrikë të majtë (2015). Nëse jeni një burrë i moshuar i bardhë pa një diplomë universitare në Shtetet e Bashkuara, jeta juaj është më e keqe se sa ajo e një amerikano-latini dhe afro-amerikani. Dhe cili do të ishte shkaku kryesor i vdekjes? Këtu rikthehemi tek Hakslej:Droga, opioidet dhe vetëvrasja.

Për të kompletuar tablonë e Hakslej, ne kemi propagandë në formën e të post të vërtetave, lajmeve të rreme, falimentimit të gazetave, zgjidheni ju vetë. Por edhe Oruell gjen jehonë. Në përgjithësi demokracia në botë duket të jetë në tërheqje. Ju mund të kontrolloni librin e Joshua Kurlancik në lidhje me këtë çështje.

Titulli i artikullit të Gideon Rouz është mbresëlënës. Demokracia po vdes? Po në lidhje me syrin vigjilent të Big Brother: Çfarë mendoni për skandalin e Cambridge Analytica? Bota virtuale na ka bërë të gjithëve transparentë, dhe shitja e mendimeve tona më intime është shumë fitimprurëse.

Pra, duket sikur Marksi, Hakslej dhe Oruelli kanë të gjithë pjesërisht të drejtë. Megjithatë, profeti im i preferuar vazhdon të jetë Haksley. Pse mendoni se përdorimi i kanabisit po ligjërohet?

Shënim: Jose A.Zorrilla është një diplomat karriere në Spanjë. Ai ka botuar një libër mbi ngritjen ekonomike të Kinës, dhe shkruan shpesh në të përditshmen spanjolle “El Mundo”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button