Ambasada e Italisë synon të rrisë lidhjet tregtare me Kosovën
Ambasada e Italisë në Kosovë është e interesuar që të rrisë lidhjet tregtare mes bizneseve italiane dhe atyre të Kosovës.
Gjatë një takimi të zhvilluar sot nga zëvendësambasadori i Italisë në Kosovë, Selvatore Marino, me kryetarin e Odës Ekomomike Safet Gërxhaliun dhe përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë, diskutuan prezantimet e dy kompanive italiane, të cilat janë të interesuara të bashkëpunojnë me ato kosovare
“Ambasada Italiane këtu është duke dhënë kontributin më të madh duke mbështetur ndërmarrësitë italiane që të vijnë këtu dhe të njohën me ndërmarrësit kosovarë. Potenciali është mjaftë i madh, urojmë që në sektorë të ndryshëm të rriten mardhëniet”, tha zv/ambasadori Marino.
Ndërmarrjet që u prezantuan ishin “Block Stem” dhe “Gatelock Van”, biznese me përvojë shumëvjeçare dhe të shtrira në shumë vende ndërkombëtare.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se “këto kompani dëshmojnë se fuqia ekonomike e Italisë ende nuk është shfrytëzuar sa duhet.
Sipas tij, kualiteti, dizajni dhe siguria e produkteve italiane duhet të jenë motivim në të ardhmen edhe për partnerët tjerë.
“Mundësitë janë shumë të mëdha por për fat të keq nuk i kemi shfrytëzuar sa duhet, mirëpo sa më e pranishme të jetë Italia dhe prodhimet italiane në Kosovë, teknologjia italiane dhe dizajni italian, vërtetë do të ketë një përparësi psikologjike dhe jo vetëm që do t’i kënaq qytetarët e Kosovës por do të jetë një motivim shtesë edhe për investitorët e huaj që do të ia mësyjnë Kosovë,s se aty paska ambient për biznes, aty paska garancion dherat paska ardhmëri dhe vizion”, tha Gërxhaliu.
Gërxhaliu tha se kjo dëshmon që Ambasada Italiane dëshiron të kontribuojë jo vetëm në stabilitet politik e forcim të raporteve ekonomike në Kosovë, por edhe në stabilitet social e të krijimit të vendeve të punës.
Besian Mustafa nga Ministria e Tregtisë tha se “Italia mbetet një nga shtetet kryesore partnere edhe në zhvillimin e ekonomik të Kosovës edhe si pa rtner politik.
“Shpresoj që edhe më shumë kompani, qofshin kosovare, qofshin kompani të huaja, përmes bashkëpunimit tonë dhe Odat Ekonomike në Kosovë që të lehtësojmë sa më shumë vizita të tilla, sa më shumë prezantime të tilla që shpresojmë do të rezultojnë në bashkëpunim më të ngushtë dhe partneritet mes kompanive italiane dhe atyre kosovare”, tha ai.
Në këtë prezantim u tha se interesimi i kompanive italiane nuk është që të jenë të pranishëm në Kosovë vetëm në formë të tregtisë klasike, por që janë të interesuar të avancojnë këtë formë të bashkëpunimit.