⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 101.19 ▲1.73%
ARI 4,043 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,766 ▼ -0.03% ETH $2,401 ▼ -0.15% XRP $1.3171 ▼ -0.71% SOL $104.4200 ▼ -0.1%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.19 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.43 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 101.19 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Kronika

10 ditë protesta në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

Në 10 ditë Protesta në Tiranë u shënuan përplasje të forta me dhjetëra të lënduar dhe qindra persona të shoqëruar nga policia.

Sipas të dhënave zyrtare që A2 CNN ka siguruar, në total janë shoqëruar 646 protestues, prej të cilëve 283 janë arrestuar, ndërsa 363 të tjerë po procedohen penalisht në gjendje të lire. Sipas të dhënave zyrtare mbi 200 prej të shoqëruarve janë të mitur.

Të 283 të arrestuarit kanë dalë përpara Gjykatës Penale të Tiranës për vlerësimin e masave të sigurisë. Për tetë persona është caktuar arrest me burg, për tre arresti në shtëpi, ndërsa për pjesën tjetër detyrimi për paraqitje dhe, për të miturit, mbikëqyrja prindërore.

Ata akuzohen nga policia për një sërë veprash penale, mes tyre shkatërrim prone me zjarr, goditja dhe kundërshtimi i punonjësve të policisë, prishje të qetësisë publike dhe pengim të qarkullimit të mjeteve.

Ndërkohë, bilanci i të lënduarve arrin në 320 persona. Prej tyre, 192 janë efektivë të Policisë së Shtetit, 92 protestues dhe 36 kalimtarë. Mes kalimtarëve të dëmtuar janë edhe gjashtë përfaqësues të medias, njëri prej tyre i huaj. Sipas deklaratave të mjekëve të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën dhe se pjesa më e madhe pasi kanë marrë trajtimin janë dërguar në banesat e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.