Keshilla

10 këshilla për të parandaluar kancerin

timthumbTumoret shkaktohen nga faktorë të ndryshëm dhe duke i njohur disa nga shkaktarët, incidenca e tyre do të reduktohej ndjeshëm. Fatkeqësisht nuk ekziston asnjë kurë që mund të zhdukë këtë sëmundje, që në pjesën më të madhe të rasteve mbetet e vështirë për t’u shpjeguar.

“Ndryshe” do t’ju sjellë 10 këshilla të rëndësishme, të cilat duhet t’i ndiqni për të mos u prekur nga kanceri…

Mos pini duhan

Ky është faktori i parë i rrezikut që duhet të shmanget. Tymi i duhanit është përgjegjës për 90% të tumoreve në mushkëri dhe në më shumë se 50% të tumoreve në aparatin e rrugëve të frymëmarrjes. Rreziku nga pirja e duhanit rritet edhe për veshkat, pankreasin, mitrën, zorrën e trashë, gjirin etj. Tymi i cigareve përmban rreth 4,800 kimikate, nga të cilat 60 prej tyre janë të njohura si kancerogjene (benzen​​, arsenik, krom, katran…). Ndaj gjëja e parë që duhet të bëni për të parandaluar kancerin, është që të mos pini duhan.

Reduktoni konsumin e alkoolit

Pas duhanit, alkooli është faktori i dytë më i rrezikshëm për prekjen nga kanceri. Alkooli është përgjegjës për një numër të lartë vdekjesh të parakohshme në të gjithë botën. Alkooli njihet si faktor rreziku në zhvillimin e tumoreve në gojë, laring, ezofag, mëlçi, zorrën e trashë etj. Ndaj do të ishte mirë që të reduktonit në çdo rast sasinë e alkoolit që konsumoni.

Hani në mënyrë të ekuilibruar dhe kontrolloni peshën

Mënyra e ushqyerjes përbën një faktor rreziku për disa lloje tumoresh, te të cilët është e lehtë të ndërhysh. Megjithatë, ngrënia në mënyrë të ekuilibruar dhe mbajtja nën kontroll e peshës janë elemente të rëndësishme në parandalimin e tumoreve. Mbipesha dhe obeziteti ndikojnë në krijimin e kancerit të gjirit (te gratë në menopauzë), pankreasit, veshkave, zorrës së trashë etj.

Praktikoni një aktivitet fizik të rregullt

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm në parandalimin e shumë sëmundjeve kronike dhe të disa tumoreve. Aktiviteti fizik është provuar se parandalon shfaqjen e tumoreve në zorrën e trashë, në gji dhe në endometrial (“trupin” e mitrës). Ndaj për të qenë në formë të mirë fizike, të rriturve u rekomandohet që të ecin për të paktën 30 minuta në ditë.

Bëni kujdes me ekspozimin në diell

Ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme ultraviolet është një faktor rreziku i shfaqjes së tumoreve, sidomos në lëkurë. Përafërsisht 70% e melanomës mund t’i atribuohet drejtpërdrejt ekspozimit të madh në diell. Përveç kujdesit që duhet të tregoni për të mos u ekspozuar shumë në diell, ju duhet të vizitoheni rregullisht te një mjek specialist. Zbulimi i hershëm mbetet mënyra më e mirë për të luftuar melanomën ose kancerin e lëkurës.

Kujdes nga ndotja ose radioaktiviteti

Faktorët mjedisorë janë shkaktarë për 10% të rasteve të deklaruara për shfaqjen e kancerit. Ndër këta faktorë janë rrezet UV, radoni (gazi natyror radioaktiv i prodhuar gjatë shpërbërjes së radiumit në terren, veçanërisht në fushat vullkanike), grimcat që dalin nga djegia e naftës, Bisphenoli A etj.

Kuroni infeksionet

Disa viruse, baktere ose parazitë mund të jenë shkaktarë për prekjen nga tumoret. Sipas Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve mbi Tumoret (CIRC), pothuajse 7% e rasteve me kancer në vendet e industrializuara janë me origjinë infektive. Diagnostikimi në kohë i infeksioneve është një element i rëndësishëm në parandalimin e tumoreve.

Shmangni profesionet dhe punët e rrezikshme

Disa tumore lidhen drejtpërdrejt me punën dhe ekspozimet e tjera profesionale. Për shembull: në fabrikat me pesticide, lëndë djegëse, helmuese, etj., rreziku i prekjes nga tumoret është i pashmangshëm.

Rreziku gjenetik

Përveç faktorëve mjedisorë, një e katërta e tumoreve kanë prejardhje gjenetike. Rreziku i trashëguar është me të vërtetë shumë i madh në rastin e kancerit të gjirit apo në atë të zorrës së trashë. Në këto raste, historia familjare mund të jetë një sinjal alarmi për të kryer vizita të shpeshta dhe për të kapur në kohë rrezikun e zhvillimit të tij.

Bëni rregullisht kontrolle mjekësore

Për të parandaluar tumoret këshillohen vizita periodike te mjeku. Ai do të jetë në gjendje që të identifikojë faktorët e njohur të rrezikut. Kontrolli i përgjithshëm i trupit është i nevojshëm për t’u siguruar nëse jeni ose jo të shëndetshëm, sidomos pas moshës 50 vjeç.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button