11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri! Mes tyre 3 shqiptarë
Policia austriake ka vënë në pranga gjashtë të dyshuar për trafik droge. Kështu njoftoi të hënën zëdhënësja e policisë Irina Steirer. Droga mësohet u sekuestrua në një dhomë hoteli në Austrinë e Poshtme.
Të arrestuarit janë tre shqiptarë të moshës 46, 42 dhe 38 vjeç, dhe tre italianë të moshës 72, 53 dhe 23 vjeç. Operacioni u zhvillua pranë qytetit Schwechat, i cili kufizohet me Vjenën dhe i përket distriktit Bruck an der Leitha. Detaje të mëtejshme nuk u bënë të ditura.
Hetuesit siguruan një kartë çelësi për një dhomë hoteli në Austrinë e Poshtme. Gjatë kontrollit, ata sekuestruan një sasi të madhe kokaine, para të gatshme dhe disa telefona celularë.
“Në total, u konfiskuan afërsisht njëmbëdhjetë kilogramë kokainë”, tha zëdhënësja e policisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.