☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,774 ▲0.66%
DOW 51,268 ▲0.18%
NASDAQ 27,477 ▲1.05%
NAFTA 89.25 ▼2.04%
ARI 4,166 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,803 ▲ +0.07% ETH $2,714 ▲ +0.46% XRP $1.5054 ▲ +0.18% SOL $120.5600 ▼ -0.39%
S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 89.25 ▼2.04 % ARI 4,166 ▲0.1 % S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 89.25 ▼2.04 % ARI 4,166 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Politika

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

Politikani Petro Koçi ka komentuar protestat qytetare të zhvilluara kundër qeverisë, duke deklaruar se kërkesat e protestuesve janë të ngjashme me ato të PD-së dhe Sali Berishës.

Sipas Koçit, protesta ka humbur në vijimësi karakterin e saj fillestar, ndërsa pjesëmarrësit kanë lidhje të drejtpërdrejta ose të tërthorta me Partinë Demokratike.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Koçi i cilësoi si “budallallëqe” disa nga kërkesat e protestuesve, duke iu referuar kërkesës për largimin e Edi Ramës dhe kufizimit të mandatit të kryeministrit në dy mandate.

“Protesta filloi të shëmtohej rrugës. Po të shikosh kërkesat e protestës, janë kërkesat historike të PD-së. Edhe ata që janë aty si protagonistë, një pjesë e duan Sali Berishës, janë të Sali Berishës. Një pjesë nuk e duan Sali Berishën, por janë si Sali Berishën. Shumë pak prej tyre janë disa individë. Ata të gjithë kanë nga një emër, dihen nga vijnë, çfarë formimi kanë, historia politike. Që në fillim motori politik i protestës ishte i PD”, tha ish-deputeti i PS.

“Kërkesat nuk janë ato që duhen. Duhet synuar në ndryshime që nuk ndryshojnë emrat, por që ndryshojnë shtetin, demokracinë, republikën. Republika duhet kthyer në parlamentare, ky është themeli, pastaj vijon me liri më të mëdha politike, sistemi zgjedhor. Ata thonë të iki Rama, mandati i kryeministrit të jetë dy herë, që janë budallallëqe. Ata në datën 8 do jenë me Berishën aty”, vijoi Koçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.