🌧️
Tiranë 5°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.35 ▼1.2%
ARI 4,381 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,943 ▼ -2.87% ETH $2,069 ▼ -4.37% XRP $1.3653 ▼ -3.39% SOL $86.6200 ▼ -4.91%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.35 ▼1.2 % ARI 4,381 ▲0.1 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.35 ▼1.2 % ARI 4,381 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

11-mujori, ngadalësohet rënia vjetore e eksporteve ne 1.6%

Eksportet e mallrave shqiptare jashtë vendit shënuan vlerën më të ulët që nga viti 2012 në fund të 11 mujorit. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në periudhën janar-nëntor 2015 arritën në 221 miliardë lekë, nga 225 miliardë lekë që Ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar me një rënie 1.6 për qind.

Në nëntor për të katërtin muaj radhazi eksportet kanë pasur ecuri më të mbare se vitin e kaluar pasi kanë arritur të ngushtojnë diferencën e rënies në 1.6% nga 3.5 për qind që ishte tkurrja në 10 mujor.

Ndikimi negativ po vjen nga tkurrja e grupit “lëndë djegëse, minerale dhe energji, cili për shkak të çmimeve të ulëta në tregjet ndërkombëtare për naftën dhe mineralet po sjell më pak të ardhura në ekonominë e brendshme. Por rënia e këtij grupi është kompensuar nga rritja e eksportit të fasonit (tekstileve dhe këpucëve) vlera e të cilave ka qenë rreth 20 për qind më e lartë se vitit të kaluar.

Aktorët e tregut pohojnë se ka një interes të lartë nga kompanitë e huaja, jo vetëm Italiane, për të punuar me kontraktorët shqiptarë, ndonëse Industria po bëhet më pak konkurruese për shkak të rritjes së kostove. Për periudhën në analizë eksportet e këtij grupi përbënin 45% të totalit, nga 36% në të njëjtën periudhë të 2015-s, duke u bërë sërish segmenti më I rëndësishëm I eksporteve shqiptare.

Materialet e ndërtimit që janë një zë i rëndësishëm në eksporte, kanë pësuar tkurrje këtë vit për shkak të daljes nga tregu i kompanisë më të madhe të prodhimit të çelikut, Kurum.

Megjithatë ristrukturimi i kompanisë nëpërmjet një procesi falimenti e ka kthyer pjesërisht punën në fabrikën e Kurum, çka shihet të ketë përmirësuar eksportet hekurit në dy muajt e fundit.

Prodhimet bujqësore patën një kontribut pozitiv në eksporte, duke u rritur mbi 22 për qind në krahasim me një vit më parë. Edhe pse prodhimi bujqësor ka rezultuar me rënie në gjashtëmujorin e parë sipas të dhënave të INSTAT, eksportet janë përmirësuar për shkak të përmirësimit të zinxhirit të tregtisë në bujqësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.