🌧️
Tiranë 5°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.12 ▼1.44%
ARI 4,398 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,922 ▼ -2.98% ETH $2,069 ▼ -4.45% XRP $1.3645 ▼ -3.49% SOL $86.7000 ▼ -4.93%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.12 ▼1.44 % ARI 4,398 ▲0.48 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.12 ▼1.44 % ARI 4,398 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Gjallërohet tregtia me pakicë, rritet 6.5% në tremujorin e tretë

INSTAT publikoi të dhënat për tregtinë me pakicë për tremujorin e tretë. Sipas INSTAT indeksi i volumit të shitjeve me pakicë është rritur me 6.5% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Grupi i Tregtisë me Pakicë (ku nuk përfshihet tregtia me pakicë e karburanteve) ka pësuar një rritje me 8% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Në grupin “Ushqime, Pije, Duhan në njësi tregtare të specializuar dhe të pa specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është rritur me 12.4 % për këtë tremujor në krahasim me një vit më parë.

Indeksi i “Produkteve Jo-ushqimore” është rritur në nivelin 5.7% kundrejt të njëjtës periudhë një vit më parë.

Në grupin “Tregti Hidrokarburesh” në njësi të specializuara, indeksi i volumit të shitjeve është rritur me 4.2 pikë përqindje krahasuar me  të njëjtin tremujor të vitit 2015 dhe 17.7% krahasuar me tremujorin paraardhës.

Ndikimi i grupeve kryesore në indeksin e volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë

Indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë në tremujorin e tretë 2016, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015 është rritur me 6,5 1 %. Grupi “Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” ka ndikuar me +3,0 pikë përqindje; “Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +2,4 pikë përqindje; dhe “Tregti me pakicë e Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” me +1,3 pikë përqindje.

 

grupet-tregtia me pakice

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.