🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 27 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
₿ CRYPTO
BTC $84,590 ▲ +0.56% ETH $2,693 ▲ +0.08% XRP $1.5200 ▼ -1.65% SOL $122.0600 ▲ +0.42%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
27 Sht 2026
Breaking
Opinion

12 orë fitimtarë

Sikur Edi Rama të kishte menduar gjatë një eksperiment social për të parë se çfarë mund të ndodhë në një vend, nëse ai zhvillohet sipas vizionit të një grupi njerëzish që përpiqen të imitojnë revolucionarët në tastierat e kompjuterëve, nuk do ta bënte më mirë se kaq.

Paralajmërimi i Edi Ramës se, kur të mbërrinte në Rinas nga SHBA-ja, do të mbante një konferencë për shtyp mbi zhvillimet e fundit, shkaktoi një valë entuziazmi të pakuptueshme, kryesisht në rrjetin e “flamingove”. Brenda pak orësh u ndërtua një skenar i tërë me zgjedhje të parakohshme, dorëheqje dhe, më tej, me marshime popullore drejt Rinasit për të festuar fitoren.

Pas konferencës për shtyp pati një valë të re irritimi pse Edi Rama ishte aq i vendosur të vazhdonte qeverisjen dhe pse ishte kaq përjashtues ndaj çdo opsioni që ata kishin prodhuar gjatë 12 orëve të fundit, nga zgjedhjet e parakohshme deri te dorëheqja.

Pra, për 12 orë mund të shikoje se si dikush përpiqej që ëndrra e vet të bëhej ngjarje dhe, pastaj, i njëjti njeri përpiqej të të diktonte se si një ngjarje që kishte ndodhur duhej parë si ëndërr.

E gjitha ka të bëjë pikërisht me opozitarët e rinj të Ramës, që vetëquhen “flamingo”. Këta përfundimisht kanë vendosur se kanë bërë revolucion, se e kanë përmbysur Edi Ramën dhe se tani ai duhet t’u dorëzojë pushtetin në pikën më të afërt ku ata gjenden. Sot pika më e afërt ishte Rinasi dhe ata ndihen shumë të irrituar që ai nuk u dorëzoi çelësat.

Keqkuptimi qëndron te fakti se ata mendonin që Edi Rama në Rinas do të fliste për ta.

Në të vërtetë, Edi Rama, si çdo kryeministër i zgjedhur, ka detyrë politike t’u flasë para së gjithash zgjedhësve të vet dhe atyre që e kanë votuar. Ai është tradhtar i socialistëve nëse dështon përballë premtimeve që u ka bërë atyre. Ai nuk është votuar për të kënaqur ata që ka përballë, por për të përfaqësuar ata që ka në krah dhe pas vetes.

Ndaj vendosmëria ekstreme e Ramës për të vazhduar përpara, duke mbështetur drejtësinë kundër korrupsionit dhe duke kërkuar të luftojë korrupsionin edhe brenda drejtësisë, është një detyrim i tij ndaj atyre që e kanë votuar.

Ata që mendojnë se Edi Rama duhet t’ia japë pushtetin në tavolinë një grupi dështakësh që vetëndihen revolucionarë në Facebook dhe meme, duhet të kthjellohen dhe të ulen me këmbë në tokë. Ata janë përballë Ramës për ta mundur me vota dhe me ide, jo me meme. Ato ende nuk njihen si fletë votimi.

Kur Edi Rama bën sikur u përgjigjet atyre, por edhe opozitës reale në Kuvend, ai në fakt është duke u folur socialistëve dhe votuesve të vet.

Kur sulmon SPAK-un dhe zëdhënësit e tij që bëjnë gjyqe popullore, është duke u folur socialistëve për të ulur ndjeshmërinë e tyre ndaj këtyre gjyqeve. Kur flet për punën e mirë që bën drejtësia dhe për përgjegjësinë individuale, është duke u thënë socialistëve se pushteti është i tyre dhe jo i individëve të veçantë.

Kur jep shpjegime për dhuratat e përfolura të Kryeministrisë dhe për qasjet e ndryshme mes tij dhe paraardhësit të tij ndaj protestave, vrasjeve politike dhe korrupsionit, është duke u thënë të vetëve që të ndihen të sigurt te kryeministri i tyre.

Pra, për çdo temë për të cilën Edi Rama foli, përfshirë edhe videomesazhin e sotëm, ai as kërkon të sqarojë flamingot, as opozitën dhe as drejtësinë. Kërkon të sqarojë votuesit e tij, që të mos ulin kokën dhe të ndihen të motivuar. Është e gjitha një përpjekje për të mos i lënë të ndihen të fyer apo të mundur nga balta që hidhet mbi të.

Për kaq ishte e gjithë deklarata e sotme në Rinas.

Dhe, për të kuptuar se çfarë do të kishte ndodhur sikur Rama t’i kishte marrë seriozisht pritshmëritë e flamingove, mjafton të shikoni postimet e tyre para dhe pas Rinasit.

Për 12 orë ata ishin fitimtarë dhe në pushtet, ndërsa Rama në qiell. Pastaj Rama në tokë dhe ata në qiell.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.