🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 27 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
₿ CRYPTO
BTC $84,419 ▲ +0.41% ETH $2,689 ▲ +0.02% XRP $1.5205 ▼ -1.28% SOL $121.9700 ▲ +0.75%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
27 Sht 2026
Breaking
Bota

TEHERAN – Irani kërcënon me kufizime anijet që përdorin rrugët e ndaluara në Hormuz

TEHERAN, 27 shtator /ATSH-DPA/- Autoriteti iranian përgjegjës për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit ka paralajmëruar anijet se mund të përballen me pasoja nëse përdorin “rrugë të paligjshme” në këtë zonë.

Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik (PGSA) tha sot se përdorimi i këtyre rrugëve, mund të shkaktojë humbje financiare dhe humbje jete për anijen, pronarin, kapitenin dhe ekuipazhin.

Gjithashtu, anijes mund t’i kufizohet mundësia për të kaluar në të ardhmen përmes Ngushticës së Hormuzit.

Autoriteti u kërkoi pronarëve të anijeve, të kontrollojnë me kujdes itineraret e tyre për të shmangur shkeljet e rregullave.

Nëse një kompani që merr me qira anijet shkel këto rregulla, edhe anijet e tjera që i përkasin asaj kompanie, mund të përballen me kufizime në kalimet e ardhshme në Hormuz.

Ndërkohë, prej disa kohësh po zhvillohen përpjekje për rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit, e cila aktualisht mbetet praktikisht e bllokuar.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha më herët gjatë javës se Irani i kishte dërguar SHBA-së, përmes Katarit, një plan shtatëditor për zgjidhjen e situatës.

Sipas propozimit iranian, SHBA-ja duhet të plotësojë disa kushte përpara se Irani të lejojë rihapjen e ngushticës.

Sipas “The Wall Street Journal”, ndër kërkesat ishte edhe heqja e bllokadës detare amerikane.

Presidenti amerikan, Donald Trump e hodhi poshtë propozimin iranian, duke u thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se oferta ishte e papranueshme.

Përpara luftës kundër Iranit, të nisur nga SHBA-ja dhe Izraeli në fund të shkurtit, transporti detar përmes Ngushticës së Hormuzit ishte kryesisht i pandërprerë.

Nëpërmjet kësaj ngushtice kalonte rreth një e pesta e kërkesës globale për naftë.

Hormuzi është gjithashtu një rrugë shumë e rëndësishme për transportin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) dhe plehrave kimike.

Që nga fillimi i luftës, kërcënimet dhe sulmet iraniane, kanë bërë që transporti detar përmes Hormuzit të afrohet në një pikë ndalimi, duke shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës dhe gazit në tregjet botërore. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.