☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 05 Tetor 2026
S&P 500 7,774 ▲0.66%
DOW 51,268 ▲0.18%
NASDAQ 27,477 ▲1.05%
NAFTA 89.18 ▼2.12%
ARI 4,168 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
₿ CRYPTO
BTC $85,702 ▲ +0.35% ETH $2,708 ▲ +0.28% XRP $1.5023 ▼ -0.15% SOL $120.2100 ▼ -0.59%
S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 89.18 ▼2.12 % ARI 4,168 ▲0.14 % S&P 500 7,774 ▲0.66 % DOW 51,268 ▲0.18 % NASDAQ 27,477 ▲1.05 % NAFTA 89.18 ▼2.12 % ARI 4,168 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033 EUR/USD 1.1250 EUR/GBP 0.8502 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 92.1508 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5209 EUR/TRY 55.3164 EUR/JPY 177.77 EUR/CAD 1.6033
05 Tet 2026
Breaking
Arte

135-vjetori i Osman Myderrizit, tryezë përkujtimore-shkencore në Akademinë e Shkencave

Në 135-vjetorin e lindjes së Osman Myderrizit, Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizoi një tryezë përkujtimore-shkencore kushtuar jetës, veprës dhe kontributit të tij në gjuhësi, letërsi, histori dhe kulturën kombëtare.

Veprimtaria u organizua nga Komisioni i Përhershëm i Gjuhësisë dhe i Letërsisë dhe u moderua nga prof. dr. Anila Omari, e cila vuri në dukje figurën poliedrike dhe atdhetare të Myderrizit, si një personalitet me kontribute të rëndësishme në arsimin, shkencën dhe kulturën shqiptare.

Në tryezë u sollën në vëmendje aspekte të ndryshme të jetës dhe veprimtarisë së tij, përfshirë angazhimin politik e publik, pjesëmarrjen në Parlamentin e parë shqiptar, veprimtarinë si gazetar, mësimdhënës dhe studiues, si dhe periudhat e mërgimit dhe internimit.

Referimet shkencore u përqendruan në shumëdimensionalitetin e veprës së Myderrizit, veçanërisht në kontributet e tij në gjuhësi, leksikografi, studimin e teksteve të vjetra të shqipes, onomastikë dhe historinë e gjuhës e të letërsisë shqiptare.

Prof. dr. Seit Mansaku trajtoi “Kontributin e Osman Myderrizit në gjuhësi”, duke vlerësuar rolin e tij si gramatikan, leksikograf dhe studiues i teksteve të vjetra të shqipes, si dhe ndihmesën në studimin e gjuhës letrare dhe drejtshkrimit.

Ndërsa prof. dr. Anila Omari u ndal në kontributin e Myderrizit në toponomastikën dhe studimin e autoktonisë shqiptare, duke analizuar në mënyrë krahasuese qasjet e tij ndaj tezave pansllaviste mbi vendosjen e sllavëve në Shqipëri.

Një tjetër dimension i figurës së studiuesit u trajtua nga prof. dr. Albert Doja, i cili u përqendrua në rolin e Myderrizit si kritik shkencor dhe në marrëdhëniet ndërmjet dijes, shkencës dhe zhvillimeve politike e shoqërore të kohës.

Në tryezë u diskutua gjithashtu për ndihmesën e Myderrizit në studimin e shkrimeve shqipe me alfabet arab dhe të dorëshkrimeve të Gjirokastrës. Prof. dr. Mimoza Kore u ndal në këtë trashëgimi të shkruar, ndërsa dr. Fatos Dibra trajtoi disa tekste shqipe të traditës islame, duke vlerësuar punën e Myderrizit në transkriptimin dhe studimin filologjik të tyre.

Prof. dr. Enika Abazi, mbesa e Osman Myderrizit, solli një këndvështrim mbi jetën dhe veprën e tij, duke theksuar gjerësinë e jashtëzakonshme të interesave të studiuesit, nga historia, gjuhësia, etnologjia dhe leksikografia, te letërsia dhe kultura kombëtare.

Në përmbyllje, Engjëllushe Karaj prezantoi një studim të kryer në bashkëpunim me akad. Valter Memishën mbi fondin e pasur të Osman Myderrizit në Arkivin e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë. U vlerësua rëndësia e këtij fondi për studimin e mëtejshëm të veprimtarisë së tij, si dhe mundësia e botimit të dorëshkrimeve të pabotuara.

Tryeza shkencore shërbeu për të risjellë në vëmendje dhe për të rivlerësuar kontributin e Osman Myderrizit në zhvillimin e albanologjisë, gjuhësisë dhe kulturës shqiptare, duke nxjerrë në pah rëndësinë e trashëgimisë së tij për studimet e mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.