Bota

14-16 maj 2017: Kush do të marrin pjesë në Samitin “Një Brez , Një Rrugë” në Pekin

Nga 14 deri më 15 maj, në Pekin do të zhvillohet Forumi i Nivelit të Lartë i Bashkëpunimit Ndërkombëtar rreth Nismës “Një Brez Një Rrugë”, i cili pritet të shënojë tre rekorde: Kjo do të jetë veprimtaria diplomatike më e rëndësishme e Kinës gjatë vitit 2017. Është takimi ndërkombëtar me përmasat më të mëdha, i organizuar deri tani nga Kina. “Një Brez Një Rrugë” është produkti më i rëndësishëm publik, që Kina i ka ofruar botës deri më sot. Përmasat e këtij Forumi do të kalojnë ato të Samitit të APEK-ut 2014 në Pekin si dhe të Samitit të G20-s, të zhvilluar në 2016 në Hangzhou. 3 vjet pas paraqitjes së nismës “Një Brez, Një Rrugë” nga Kina, veprimet e saj të guximshme dhe largpamëse kanë tërhequr vëmendjen e mbarë botës.

I

Cilët do të jenë krerët e shteteve që do të marrin pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë në Pekin? Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi bëri të ditur ditët e fundit se krahas sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, presidentit të Bankës Botërore dhe presidentit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, konfirmuan pjesmarrjen në Forum dhe kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 28 vende të botës ndër të cilët:

Presidenti i Argjetinës Mauricio Macri, Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, Presidentja e Kilit Verónica Michelle Bachelet Jeria, Presidenti i Çekisë Milos Zeman, Presidenti i Indonezisë Joko Widodo, Presidenti i Kazakistanit Nursultan Abishevich Nazarbayev, Presidenti i Kenias Uhuru Kenyatta, Kryetari i Shtetit i Laosit Boungnang Vorachith, Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, Presidentja e Federatës së Zvicrës Doris Leuthard, Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan, Presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev, Kryetari i Shtetit i Vietnamit Tran Dai Quang, Kryeministri i Kamboxhias Hun Sen, Kryeministri i Etiopisë Hailemariam Desalegn, Kryeministri i Fijit Bainimarama, Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, Kryeministri i Hungarisë Orban Viktor, Kryeministri i Italisë Paolo Gentiloni, Kryeministri i Malajzisë Najib Razak, Kryeministri i Mongolisë Erdenii Batin, Këshilltarja e Shtetit të Mianmarit, Aung San Suu Kyi, Kryeministri i Pakistanit Muhammad Nawaz Sharif, Kryeministrja e Polonisë Beata Szydlo, Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic, Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy Brey, Kryeministri i Sri-Lankës Ranil Wickremasinghe.

II.

Përse do të ketë një pjesmarrje kaq masive të liderëve të 28 vendeve të botës në Forum ? Nga kjo listë, shihen ndryshimet e fundit të gjeopolitikës ndërkombëtare. Disa nga vendet janë miq të vjetër, disa miq të vërtetë, e disa të rinj të Kinës.

Së pari, ndër liderët e kësaj liste, tërheq vëmendjen pjesmarrja e dy liderëve latino-amerikanë, presidentit të Argjetinës Mauricio Macri dhe presidentes së Kilit Verónica Michelle Bachelet Jeria. Rruga e Mëndafshit nuk e ka përfshirë Amerikën Latine, por liderët e këtij rajoni dëshirojnë të marrin pjesë në Forum dhe kjo tregon forcën e madhe tërheqëse të nismës “Një Brez, Një Rrugë”. Nisma kineze “Një Brez ,Një Rrugë” përfshin mbi 60 vende, por ky numër është i gabuar, pasi në të përfshihet e gjithë bota.

Së dyti, një pjesmarrje të gjerë në Forum do të ketë Azia Juglindore. Liderët e 7 ndër 10 vende të ASEAN-it (Shoqata e Vendeve të Azisë Juglindore ) do të vijnë në Pekin, përfshirë Indonezinë, Laosin, Vietnamin, Mianmarin, Kamboxhian, Filipinet dhe Malajzinë. Interesante është mungesa e kryeministrit të Singaporit.

Së treti, tërheq shumë vëmendjen pjesmarrja në Forum e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Kjo nuk do të thotë se mysafirët e tjerë të lartë nuk gëzojnë respekt, por Putini është mysafiri më i rëndësishëm, përsa i përket peshës së tij në arenën ndërkombëtare. Pjesëmarrja e tij në Forumin “Një Brez, Një Rrugë” në Pekin tregon rritjen e besimit reciprok midis Kinës dhe Rusisë dhe iu jep përgjigje thashethemeve për mospëlqimin e Putinit, për nismën “Një Brez, Një Rrugë” si dhe ndaj reagimit të presidentit amerikan Trump lidhur me marrëveshjen kino-ruse. Me këtë vizitë në Pekin, do të sfumohen këto zhurma.

Së katërti, në Forumin e Pekin it do të ketë dhe një pjesmarrje të madhe liderësh europianë, përfshirë ata të Europës Perëndimore, si Spanjës, Italisë, Zvicrës dhe ata të Evropës Lindore, si të Çekisë, Bjellorusisë, Polonisë, Serbisë, Hungarisë dhe Greqisë. Ndoshta shumë njerëz habiten për mungesën e Gjermanisë dhe të Francës. Lidhur me këtë, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi shpjegoi se në fakt edhe liderët e Francës dhe Gjermanisë kanë dëshirë të vijnë, por ata do të mungojnë për shkak të fushatës zgjedhore në këtë periudhë në vendet e tyre. Në përgjithësi numri i vendeve të Evropës Lindore është më i madh se ai i Europës Perëndimore, që tregon se shumë vende të Evropës Perëndimore janë ende ngurruese ndaj “Një Brez Një Rrugë”, por më shumë vende të Evropës Lindore po përpiqen të kapin shansin e sjellë nga kjo nismë.

Së pesti, në këtë listë mungon një vend fqinj shumë i rëndësishëm i Kinës, India. Në fakt, India ka mbajtur qëndrim për nismën “Një Brez Një Rrugë” dhe është normale mungesa e Modit në këtë Forum.

III.

Samiti “Një Brez Një Rrugë” që do të mbahet në maj në Pekin pritet të ketë një ndikim të madh në botë dhe kjo pasqyron rrugën e ngritjes së një vendi në botë. Britania u bë hegjemoni bazë e sistemit të kolonializmit. ShBA-ja sundon botën e mbështetur te sistemi i aleatëve. Sot, Kina është ngritur por nuk synon hegjemoni, sespe ajo mbështetet tek rrethi i miqve, që është zgjeruar gjithnjë e më shumë. Nisma “Një Brez Një Rrugë” është produkti publik më i rëndësishëm që Kina i ofron botës, deri më sot. Ashtu siç tha kreu i diplomacisë kineze Wang Yi, Kina nuk mendon të përcaktojë një kufi të qartë gjeografik për “Një Brez Një Rrugë”, sepse ajo në thelb është një iniciativë për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe është hapur për të gjitha vendet me të njëjtin koncept.

Ky është vetbesimi i Kinës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button