17 shtete amerikane padi kundër Trump
Ndërkohë, një gjykatëse në Kaliforni ka vendosur që të gjitha familjet e emigrantëve pa dokumente, të ndara në kufirin amerikan duhet të ribashkohen brenda 30 ditëve.
Dana Sabraw deklaroi gjithashtu se fëmijët nën moshën pesë vjeçare duhet të kthehen me prindërit e tyre brenda 14 ditësh, ndërsa i dha të drejtë unionit Amerikan të Lirive Civile mbi një padi të ngritur për ndarje familjes.
Dokumentet e paraqitura Gjykatës nga ACLU përmbanin dëshmi të shumta të prindërve që nuk kanë mundur të gjejnë apo të komunikojnë me fëmijët e tyre pas ndarjes në kufi.
Trump është gjendur nën një rrebesh kritikash për politikën e tij të tolerancës zero në kufi, por vetë Shefi i Shtëpisë së Bardhë fajëson demokratet për këtë situatë duke thënë se ata “duan të mbrojnë emigrantët e paligjshëm shumë më tepër se qytetarët e vendit tonë”.
Javën e kaluar, një projekt-ligj republikan për të kufizuar dhe reformuar sistemin e emigracionit në Shtetet e Bashkuara dështoi në Dhomën e Përfaqësuesve. Një plan alternativ republikan mund të hidhet në votim këtë javë, por edhe ai nuk ka gjasa të miratohet.