Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 25 March 2026
S&P 500 6,593 ▲0.56%
DOW 46,410 ▲0.62%
NASDAQ 21,935 ▲0.8%
NAFTA 89.31 ▼3.29%
ARI 4,561 ▲3.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,795 ▲ +1.12% ETH $2,161 ▲ +1.08% XRP $1.4050 ▲ +0.06% SOL $91.5800 ▲ +1.86%
S&P 500 6,593 ▲0.56 % DOW 46,410 ▲0.62 % NASDAQ 21,935 ▲0.8 % NAFTA 89.31 ▼3.29 % ARI 4,561 ▲3.62 % S&P 500 6,593 ▲0.56 % DOW 46,410 ▲0.62 % NASDAQ 21,935 ▲0.8 % NAFTA 89.31 ▼3.29 % ARI 4,561 ▲3.62 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

18,7 mld lekë më shumë në buxhet

FINANCAT-21_4Qeveria raportoi se të ardhurat në buxhetin e shtetit u rritën në gjysmën e parë të vitit me 18,7 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Sipas shifrave, të bëra publike nga Ministria e Financave, për periudhën Janar-Qershor të ardhurat totale nga taksat dhe burimet e tjera financiare ishin 175,2 miliardë lekë, nga 156,6 miliardë të mbledhura një vit më parë.

Të dhënat tregojnë se rritja prej 11,8 përqind ka ardhur kryesisht nga tatimi mbi vlerën e shtuar, por edhe ai mbi fitimin. Sipas shifrave, vetëm nga TVSH janë arkëtuar rreth 10,4 miliardë lekë më shumë.

Por, ndonëse në krahun e të ardhurave buxheti po ecën sipas planit fillestar, në anën tjetër, atë të shpenzimeve, shifrat tregojnë një situatë problematike, veçanërisht me investimet. Për gjashtë muajt e parë, investime në punë publike ishin 6 miliardë lekë më të ulta se plani, ndërsa krahasuar me një vit më parë, ato kanë rënë me dy herë.

Kjo rënie e fortë është shndërruar në shqetësim edhe për Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në raportin e fundit mbi Shqipërinë, FMN i tërheq vëmendjen qeverisë, të ekzekutojë investimet sipas planit të përcaktuar, pasi me ritmin aktual ato mund të frenojnë rritjen ekonomike.

Në total për 2014-n, qeveria ka parashikuar të investojë 67 miliardë lekë, thuajse në të njëjtin nivel sa viti i kaluar. Por, këtë vit, pjesa më e madhe e tyre është parashikuar të financohet me burime të huaja, të cilat marrin më shumë kohë për t’u realizuar, për shkak të procedurave burokratike të donatorëve në lëvrimin e kredive.

Sipas autoriteteve, ky ka qenë dhe një nga arsyet kryesore të mosrealizimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.