Rajoni

2 tragjedi të reja detare me 21 të vdekur në Egje

Dy tragjedi të reja me viktima refugjatë dhe emigrantë janë regjistruar në mëngjesin e së premtes në ujërat e Egjeut, në Greqi.

6  fëmijë dhe një grua kanë humbur jetën kur barka që i transportonte nga brigjet turke drejt ishullit grek Farmakonisi është mbytur.

Menjëherë, një anije e marinës detare greke ka shkuar në zonë dhe ka mundur të shpëtojë një vajzë, ndërsa 40 refugjatë të tjerë kanë mundur të dalin vetë në breg.

Ndërkohë, në zhvillim është një operacion shpëtimi në ujrat detare pranë ishullit Kalolimni.

Deri tani janë shpëtuar 26 refugjatë dhe janë gjetur trupat pa jetë të 14 personave, mids tyre të paktën 3 janë fëmijë. Në operacion marrin pjesë një helikopter Superpuma, 3 anije të marinës detare greke dhe disa skafe private.

Organet greke shprehin shqetësimin se numri i viktimave mund të jetë shumë më i madh, pasi sipas të shpëtuarve, në barkën e mbytur thuhet se ndodheshin nga 70 deri në 100 vetë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button